Presidenti: Rama, nxitës i dhunës politike në Kavajë, miqtë e tij atje janë me tre-katër emra!

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si nxitësin e dhunës politike në Kavajë, që kulmoi me përgjakjen e zyrës së Partisë Demoratike.

Meta e hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo sulm të Ramës dhe duke iu referuar denoncimit me foto të Partisë Demokratike, i prezantoi edhe vetë emër për emër zyrtarët e lartë socialistë të Bashkisë së Kavajës të lidhur me autorin e plagosjes që u arrestua nga Policia.

“Për Kavajën, shumë mirë që i arrestove. Më akuzove mua se nxis dhunënn në Kavajë ndërkohë që t’i dërgove tre horrat, që dy punojnë në bashki dhe një është i lidhur me narkotrafikantë. Ky këtu me mbiemër Elezi është kryetar i PS-së në Kavajë, ky këtu është baxhanaku, ky vetë kryebashkiaku monist i Kavajës, ai tjetri është Ndriçim Jonuzi apo Ndriçim Tahiri se, miqtë e Edi Ramës atje janë me tre katër emra, ky që e ka skuqur me gjak zyrën elektorale të PD-së që vajta e pashë vetë.

Ky është shtabi i dhunës dhe i krimit elektoral, i provokimit në Kavajë. Unë s’kam asnjë lidhje me këta. Këta i nxit Edi Rama. Këta s’janë për motive të dobëta, t’i lërë Policia këto.

Por kushdo që përfshihet në krim zgjedhor nuk do të përfshihet në administratë, do të ketë ligj të posaçëm pas zgjedhjeve”, u shpreh Meta.

Artikulli paraprakBie miti i mbrojtjes së vaksinës kineze!
Artikulli tjetërTë administrojmë fitoren