Presidenti për farën e kanabisit

Presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, lëshoi një alarm që sipas tij vjen nga një raport që i ka bërë SHISH lidhur me përgatitjen e grupeve kriminale për kultivimin e ri të parcelave të kanabisit në vend.
“ Eshtë një njollë që kërkon reagim të jashtëzakonshëm. Në vitin që kemi hyrë, që është dhe vit elektoral, informacionet zyrtare janë që në vënd ka hyrë gjatë kësaj periudhe një sasi shumë e madhe e farës së kanabisit, prej disa tonësh.  Ky është një informacion që institucionet e policisë kryesisht duhet ta marrin me shumë seriozitet. Patjetër që duhet ta ketë policia këtë informacion. Unë e kam nga SHISH por atë që informacion që e kam unë e ka dhe qeveria”, tha Nishani

Artikulli paraprakMinistri i Drejtësisë për drogën
Artikulli tjetërRëndohet situate nga reshjet në Shkodër