Presidenti Obama nis në Greqi turin e fundit presidencial

Presidenti Barack Obama ka arritur në Greqi në ndalesën e parë të turneut të tij përfundimtar jashtë shtetit, si President i SHBA-së.
Obama zhvilloi biseda me Presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe Kryeministrin Alexis Tsipras gjatë ditës së martë.
Më 16 nëntor, ai do të mbajë një fjalim për demokracinë dhe globalizmin përpara se të udhëtojë për në Berlin.
Më shumë se 5000 policë janë angazhuar në rrugët e Athinës gjatë dy ditëve të vizitës, ndërkohë që rrugët kryesore kanë mbyllur dhe tubimet publike janë ndaluar në pjesën qendrore të kryeqytetit.
Grupet majtiste dhe anarkiste kanë planifikuar protesta gjatë vizitës së Obamës në Greqi, e para e një Presidenti amerikan që prej asaj të Bill Clintonit në vitin 1999.
Udhëtimi i Clintonit u shënua me demonstrata të dhunshme.
Nga Gjermania, Obama do të udhëtojë në Peru për një samit ekonomik të Azisë përpara se të kthehet në Washington më 19 nëntor.

Artikulli paraprakPazaret e kontratave koncesionare kalojnë në duart e OSHEE
Artikulli tjetërRama i dhuron INSTAT-in këshilltares së saj