Presidenti i PE: Europa është pranë popullit shqiptar!

Pas tragjedisë së madhe si pasojë e tërmetit në vendin tonë kanë mbërritur edhe solidarizimet e para nga ndërkombëtarët. Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sassoli thotë se Europa ndodhet pranë popullit shqiptar, në këtë situatë të vështirë.

“Afërsi vëllazërore me popullin e Shqipërisë në këtë situatë të vështirë nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është me ju”, shkruan David Sassoli në faqen e tij në Facebook.

auto 78483438 1129925930534258 3117682963068747776 n1574753254

Artikulli paraprakThellohet bilanci, 6 të vdekur nga tërmeti, mes tyre një 10-vjeçare
Artikulli tjetërTërmeti/ Ushtria e Kosovës drejt Shqipërisë!