Presidenti i Këshillit të Evropës merret në pyetje për skemat piramidale ku humbën 225 milionë euro

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, po merret në pyetje në Poloni në vazhdën e një hetimi parlamentar mbi një skemë piramidale. Mashtrimi financiar në Poloni doli në dritë në vitin 2012 kur zoti Tusk mbante postin e kryeministrit.
Prokurorët thonë se rreth 20 mijë investitorë humbën mbi 225 milion dollarë në atë që doli se ishte një skemë piramidale. Sipas hetuesve, skema i përkiste institucionit financiar “Amber Gold”, dhe se autoritetet nuk morën masat e nevojshme, megjithë sinjalet paralajmëruese. Djali i zotit Tusk, Mihal kishe marrëdhënie me firmën “Amber Gold”.
Kritikët thonë se partia në pushtet po i përdor hetimet si një përpjekje për të diskredituar zotin Tusk, i cili i përket opozitës polake dhe është President i Këshillit të Evropës që nga viti 2014.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërPresidenca bën deklaratën e fortë: Lleshi, shqetësim për Sigurinë Kombëtare. Ka qenë spiun?