Presidenca thirrje të dytë Ramës, ja çfarë i kërkon

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Republikës lir Meta, Bahri Shaqiri ka dalë nën një konferencë shtypi për të sqaruar opinionin publik për kërkesën e kreut të shtetit për të kërkuar informcion për masat  e shtetit në raste të fatkeqësive natyrore.

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bahri Shaqiri, iu ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministri Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, t’i përgjigjen letrës së Kreut të Shtetit, Ilir Meta, për alarmin e dhënë një ditë më parë se Ballkani do të tronditet nga një tërmet apokaliptik.

“Mungesa e papërgjegjshmërisë institucionale për të trajtuar fatkeqësitë natyrore. Meta iu drejtua dje me letër Ramës, Braçes dhe Xhaçkës për masat për përballimin e fatkeqësive natyrore, me qëllim parandalimin e fatkeqësive. Qëllimi i kësaj kërkese ishte parandalimi në pasoja i jetës së qytetarëve.

Meta me përgjegjësi të plotë ka zgjedhur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi për të marrë masat e plota në të mirë të qytetarëve. Greqia nuk është fqinje e Zelandës së Re, por e Shqipërisë. Të marrim masa për një fatkeqësi natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti.

Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar nga pasojat e tërmetit në Korçë, ishte dhe është e mjaftueshme që Meta të kërkojë marrjen e masave në kohë. Rama ka për detyrë t’i përgjigjet me seriozitet kërkesës së Metës. Presidenti garanton se askush nuk do ta ndalojë në ushtrimin e kompetencave në mbrojtje të qytetarëve”, tha këshilltari i Metës.

Artikulli paraprakBasha: 6%-shi ka uzurpuar godinën e bashkisë së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe gjithë Shqipëria
Artikulli tjetërBasha: Dako i korruptuar dhe pjesë e krimit të organizuar për vjedhjen e zgjedhjeve, ka mbrojtjen e Ramës