Premtimi i fortë i Bashës: Karburantin do ta blini 240 lekë për litër më lirë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një seri takimesh me fermerët në Berat ku është njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre.

Basha thotë se në qeveri do të japë subvencione në masën 100 milionë euro si Kosova dhe Maqedonia e Veriut sipas prodhimit ndërkohë investimet do jenë gjysma për infrastrukturën rurale.

Po ashtu ai premtoi se do të heqë taksën e qarkullimit për karburantin të vendosur nga Rama që do të bëjë që feremrët ta blenë karburantit 420 lekë më lirë.

LULZIM BASHA: Dy gjëra që do bëjmë. Mbështetja për prodhuesit mbas prodhimit.

E dyta ulja e çmimit të naftës. Që t’i shihni hairin punës. Treg i monopolizuar, fitojnë vetëm 5 veta. Ndëshkoheni ju që punoni gjithë vitin, fitojnë 5 veta.

Subvencioni një, aksesi në treg 2, ulja e çmimit të naftës tre. Epo na pret një betejë për këtë, shtetin duhet ta keni në krah.

I bëre subvencionet? Asnjë kokërr leku.

FERMER: Asnjë lekë nuk kam marrë. Kam paguar 200- 300 mijë lekë. Me dolën fitues. Më pas më nxorrën jo kështu jo ashtu. Më pas çdo gjë i mora vetë.

FERMER: Këto janë serat më të mëdhaja në Shqipëri. Ishin 50 punëtorë, janë 10 tani.

LULZIM BASHA: Ky shtet sillet si bandë me njerëzit. Nuk ju mbron, po ku t’ju vendosë shkelmin në fyt. Duhet të ndryshojë kjo situatë 1 orë e më parë.

FERMER: I vetëpunësuar jam po. Të na mbështesin. E ke detyrë ligjore që duhet t’i shërbesh këtij populli. Nëse nuk të pëlqen bëj detyrë tjetër.

LULZIM BASHA: Nuk është lëmoshë, është detyrim. Të mbështesësh shqiptarët që merren me bujqësi, blegtori, agroushqim. Fermeri shqiptar i vetmi që nuk merr subvencione në Ballkan. Ne do të japim subvencione në masën 100 milionë euro si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Gjysma e investimeve do të jetë për infrastrukturën rurale. Ndërkohë do të heqim taksën e qarkullimit. Do e blini karburantin 240 lekë më lirë.

Artikulli paraprakRama, gati t’i rrisë me 20% taksën biznesit të madh
Artikulli tjetërMaturantët paralajmërojnë ministren e Ramës: Të anulohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ose…