Prekej nga ligji i dekriminalizimit, Prokuroria mbyll hetimet për kryebashkiakun e Ramës

Prokuroria ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Ramës për Matin, Agron Malaj. Mësohet se organi i akuzës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj tij në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit.

Sipas prokurorisë, Malaj nuk rezulton të ketë ndryshuar gjeneralitetet, të jetë person në kërkim, apo të ketë kryer vepra penale jashtë vendit.

Sipas prokurorisë së Përgjithshme, në 11 prill 2019 ka pasur një kallzim penal ndaj Agron Malajt, por është vendosur mosfillimin e procedimit.

Gjithashtu sipas Prokurorisë, ndaj Malajt nuk ka pasur masa dëbimi nga vendet e BE apo më gjerë.

artia Demokratike në muajin janar të këtij viti denoncoi kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj, për fshehjen në formularin e dekriminalizimit të dënimit me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Por referuar formularit të dekriminalizimit të Malajt, që ndodhet në faqen zyrtare të KQZ-së, ai e ka shënuar dënimin e marrë në 1999-tën, ku specifikon se po ashtu ka pasur një çështje tjetër për shpërdorim detyre, për të cilën ka pasur një vendim të formës së prerë me detyrim paraqitjeje.

Rasti i dënimit të Malajt me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje është diskutuar dhe nga KQZ, përpara zgjedhjeve të Qershorit, dhe me një vendim të institucionit u lejua kandidimi i tij për Bashkinë e Matit.

KQZ, në mbledhjen e datës 15.05.2019, njoftoi se Malaj e kishte deklaruar vendimin e dënimit në formularin e tij, dhe në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe në Vendimin e Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vendosi se dënimi i Malaj për “armëmbajtje pa leje”, nuk përbën kusht për mos regjistrimin si kandidat.

Ndërkohë që sipas PD-së një vendim i tillë i formës së prerë e ndalon kandidatin që të ushtrojë detyra publike.

“Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik”, deklaroi në janar Gazment Bardhi.

33

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me ekspertët e Ramës? Sot publikuan 36 raste të reja me Covid-19!
Artikulli tjetërEksperti: Covid-19, më i lehtë seç mendohej…