Pranimi i refugjatëve dhe terroristëve të ISIS, vetvrasje, Berisha apel Italisë e KE

Dedaj: Zoti Berisha, ju keni deklaruar se kryeministri Edi Rama në shkëmbim të çeljes së negociatave, do jetë pro pritjes së refugjatëve. Ju jeni kundër një kampi refugjatësh?
Berisha: Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-terroristë të ISIS që janë valët e fundit të refugjatëve, Shqipëria bën një vetëvrasje dhe Shqipëria bëhet gurë e krim e pëllëmbë e krim. Shqipëria po eksporton krim nga mëngjesi deri në darkë në mbarë Evropën dhe vendi i vetëm në Evropë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria.
Së dyti, si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre është mbajtur në familje shqiptare. Pa pyet prej tyre kush është i gatshëm të mbajë? Terroristë të ISIS të lidhur me ta? Asnjë them unë! Vetëm rrethi i Kukësit ka mbajtur 150 mijë qytetarë të Kosovës.
Çfarë ishin vëllezërit tanë? Qëndruan tre muaj dhe u larguan. Brenda një jave janë larguar mbi 800 mijë shqiptarë nga Shqipëria në Kosovë. Kanë ngelur gjithsej 600 vetë tek një kamp atje tek pishinat që kishin probleme të tjera që nuk ktheheshin.
Të krahasosh terroristët e ISIS me refugjatët e Kosovës do të thotë të jesh si Edi Rama që je i gatshëm të ndëshkosh me çdo çmim vendin tënd për karrigen tënde.
Të pretendosh të marrësh 600 mijë, e shndërron Otranton me qindra mjete skafesh që po vijnë edhe këto ditë në Shqipëri në varrezën më të madhe të Mesdheut në kohëra.

I bëj thirrje qeverisë italiane që mos pranojë një nismë të tillë se në mënyrë absolute të gjithë ata me skafe do të vërshojnë drejt Italisë. I bëj thirrje vendeve perëndimore, Komisionit Evropian të mos pranojnë ofertën e Edi Ramës sepse aq sa realizoi armët kimike do të mund të realizojë këtë. Ne nuk jemi kundër emigrantëve. Ne nuk jemi për të mos ndihmuar njerëzit në nevojë.
Por jemi se kjo do të ishte një barbari e vërtetë për emigrantët në Tiranë. Edi Rama e bën këtë vetëm e vetëm për të marrë një “PO” për hapjen e negociatave pa kushte. Por Shqipëria nuk ka asnjë kusht të vërtetë për hapjen e negociatave.
Dedaj: Zt.Berisha me gjithë këto probleme që ju listoni për mazhorancën, a vazhdoni të mendoni dhe keni si opsion djegien e mandateve?
Berisha: Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës. Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës. Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë.

Dedaj: Do e propozosh sërish në grup?
Berisha: Unë them që grupi nuk ka pse grupi të ndikohet nga unë. Grupi merr vendimet e veta, nuk ka pse ndikohet nga unë.
Dedaj: Zt. Berisha e di që e keni ndjekur debatin për sa i përket Bashkisë së Hasit me dekorimin e atentatorit të Azem Hajdarit. Keni një koment?
Berisha: Është absolutisht fund e krye vepër e Edi Ramës, i cili udhëhiqet nga urrejtja e pakufishme atërore veçanërisht ndaj Azem Hajdarit. Edi Rama po të mos udhëhiqej nga urrejtja, Shqipëria do të hapte negociatat në 2016-n dhe në mos më shpejt. Edi Rama nëse do të kishte një emër të dytë, mund të quhej pa frikë misster urrejtja. Është njeri i pa karakter, i cili sa herë del i del fytyra e zezë në pah; jo nuk e bëra unë! Për urdhrin e tij, shqiptarët e mësuan një javë përpara se ai urdhër do të zbatohej në Has. Pasi u mor vendimi, ky ka pafytyrësinë dhe thotë se nuk dija gjë. Me këtë tregoi urrejtjen, cili është shteti që do. Edi Rama do shtetin e vrasjeve politike, shtetin e narko-shtetit, do shtetin ku dekorohen, të bëhen deputetë dhe ministra vrasësit. Ndaj do të ishte naive të mashtrohesha me atë që thotë ai nuk dija gjë.
Dedaj: Zt.Berisha, si përjetoni ju akuzat që drejtohen ndaj jush ish-badigardi Izet Haxhia?
Berisha: Një vrasës më shumë në anën e Edi Ramës. Edi Rama siç është i lidhur me vrasësin. Ai është një njeri i dënuar me 25 vite nga drejtësia kur Berisha ka qenë në opozitë.

Ai gjyq është zhvilluar gjatë pushtetit të socialistëve, me kontribut të prokurorëve ndërkombëtar dhe Partia Demokratike dhe Sali Berisha ka qenë në opozitë. Ky vrasës është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Edi Ramës i duhet, ta mbajë me shnet. Një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës.
Dedaj: Si një politikan që e njeh mirë opozitën, si të duket organizimi i Partisë Demokratike?
Berisha: Organizimi mbetet një element themelor në PD. Në vlerësimin tim, në një organizim të fuqishëm, PD ka potencialin e madh për t’u zhvilluar.
Dedaj: Mendoni se PD mund të dalë pozitivisht në zgjedhjet vendore dhe ka premisa të kthehet në pushtet zgjedhjet e ardhshme?
Berisha: Absolutisht mund të dalë! Varet nga vet PD dhe kompleksi i rrethanave. PD duhet të bëjë gjithçka për një kthesë të fuqishme në zgjedhjet lokale dhe për të shkuar drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Artikulli paraprakBerisha paralajmëron shitësit e detit: S’do shpëtoni edhe sikur të fshiheni në Greqi. Po hapet konflikt
Artikulli tjetërSyri.net i shkruan Salvinit: Mos lejo të hapen portat e ferrit me refugjatët në Shqipëri