Paralajmërimi i Akademikut: Durimi ka një kufi! Policia mos të hyjë me dhunë në mjediset universitare!

Artan FUGA

Mjediset universitare nuk janë arena operacionesh policiore,
as aktesh dhune e presioni të disa studentëve kundër të tjerëve,
as sherresh politike midis pedagogëve
——
Policia të mos hyjë dhunshëm në mjediset universitare sepse do të na detyrojë të bëjmë grevë të përgjithshme pedagogësh, jo më studentësh për punë tarifash! Durimi ka një kufi!
Rektoratet e dekanatet nuk kanë punë t’u bëjnë thirrje studentëve të lenë protestën, ta bëjnë pas pune, dhe t’i kthehen mësimeve! Studentët e dinë vetë se deri ku dhe si protestojnë! Protestat e tyre frymëzohen nga kërkesa dhe shqetësime shumë të drejta!
Studentët protestues të mos dhunojnë studentët e tjerë dhe pedagogët që mendojnë të bëjnë mësim! As madje të mos i pengojnë sepse tejkalojnë të drejtën e tyre sublime dhe dëmtojnë kauzën e tyre!
A ka mundësi të dilet nga qerthulli i dhunës latente dhe nga kurthi i saj në universitete? Unë mendoj se po!
Unë kam parimin se studentët kanë gjithmonë të drejtë!
Por, kur një grup studentësh mendon ndryshe nga një grup studentësh? Unë përsëri them se të dy grupet e studentëve kanë të drejtë!
Kjo është filozofia dhe teknika e negociimit!
E vështirë për një mendje të ngurtë mekanike!
*Analizë në Facebook nesër, ditë e shtunë ora 21°°.

Artikulli paraprakReagon i indinjuar rektori i UT: Studentët janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar, policia larg nga Universiteti!
Artikulli tjetërDeputeti i Vetëvendosjes: Rama një gomar e tradhëtar, Batoni spiun i UDB, Thaçi kriminel