Policia kreu vepër penale për Sotën

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një juristi, i cili thotë se, policia ka kryer vepër penale me lirimin e personit që ndodhej në makinën e Orest Sotës. “Me lirimin e personit që ndodhej në makinën e Orest Sotës, policia kreu vepër penale! Juristi dixhital denoncon”, shkruan Berisha në Facebook.
“Doktor, cilido që të ishte personi në makinë me Orest Soten ai duhej të ishte ndaluar, pasi ka konsumuar veprën penale.
Neni 301 i Kodit Penal thotë:
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Faktikisht, ai nuk u ndalua fare. Policia jo pa qëllim e la të lirë, duke shkelur ligjin. Doktor, ju përshëndes dhe ju uroj punë të mbarë”, shkruan juristi.

 

Artikulli paraprak863 mijë euro në makinën e Sotës, Prokuroria sekuestron regjistrat e “Kurum”
Artikulli tjetërBurg pa afat për krahun e djathtë të Habilajve