Policia greke ndjek në det narkoskafistin shqiptar, e kap me gjysëm ton drogë

Policia greke ka sekuestruar 424 kg drogë në një gomone që drejtohej nga një skafist shqiptar. Droga u kap në plazhin e Platarias në Igumenicë, ndërsa gomonia ishte nisur nga brigjet shqiptare. Policia greke ka bërë të ditura pamjet, ku për kapjen e kësaj gomonie Asfalia e Prevezës kërkoi ndihmën e Policisë Kufitare si edhe të 6 skafeve nga Igumenitsa, Korfuzi dhe Lefkadha
Sipas mediave greke, gomonia u shfaq në Plataria në orën 02.00 me orën lokale, ndërsa skafisti shqiptar Dritan Jorgji, 42 vjeç nga Saranda, i njohur me pseudonimin “Tan Zimani”, lidhi gomonen në mol, momenti kur është kapur nga policia greke.

Artikulli paraprakKokaina rrëzon qeverinë? Familja kryeministrore pas kartelit kolumbian, “El Clan del Golfo”
Artikulli tjetërDy taksat e reja që ju zhvatin një pagë