Policia fsheh aksidentin me të plagosur të djalit të kryebashkiakut

Një punonjës policie ka denoncuar një skandal që ka ndodhur në Kurbin. Punonjësi i policisë i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, makina e kryetarit të Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, të cilën e drejtonte djali i tij, ka shkaktuar aksident me të plagosur, por Artur Bardhi bashkë me deputetin e PS, Pjerin Ndreun e kanë mbyllur këtë skandal.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
Zoti Berisha, jam nje punonjes policie ne Lac, Kurbin. Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22. Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri, ka thyer shtyllen e dritave, ka prishur nje lokal, flitet dhe per te plagosur…! Sot e ter policia kemi qene ne vendngjarje, por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet… Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kane mbyllur kete skandal Flm z.Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet…

Artikulli paraprakIsh ministri jep alarmin: Buxheti 2019, vetëm 150 lekë për pedagog dhe student
Artikulli tjetërPlas skandali! Platini dhe nfantino fshehën mashtrimin e PSG dhe Manchester City