Policia e Vlorës nuk pranon të ekzekutojë urdhrin e Prokurorisë për arrestimin e ish-drejtorit

Skandal në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, e cila prej më shumë se 5 orësh nuk po ekzekuton një prej fletë-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Tahiri-Habilaj.

Burime bëjnë të ditur për “SYRI.net” se fletë arrestet kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë në orët e paradites, ndërsa ai për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, nuk është ekzekutuar. Nuk dihen arsyet sepse policia lokale nuk ka zbatuar një urdhër të prokurorisë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga çështjet më të bujshme të muajve të fundit, atë të trafikut të drogës.

Burimet bëjnë të ditur se Çela është një nga personat që sipas prokurorisë do të hetohet për trafikun e lëndëve narkotike në lidhje me dosjen Habilaj, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Artikulli paraprakDemokracia në rrezik
Artikulli tjetërFMN: Shqipëria, në katër vendet më të varfëra në Europë