Policia e mbushur me banditë, natën sillen si kriminelë, ditën vishen me uniformën e policit

Gazetari Aulon Kalaja, aktivist i shoqërisë civile, shprehet se në Policinë e Shtetit ka individë që janë militant partish, që natën bëjnë hajdutin dhe kriminelin dhe ditën veshin uniformën.

Në studion e Faxnews, Kalaja tha se problemi më i madh që kanë shqiptarët është harresa.

“Ngjarjet po përsëriten, shikoni se çka ndodhur në 1998 në Tropojë dhe çfarë ndodh sot.

Shefat e policive natën janë hajdutë dhe kriminelë, dhe ditën veshin uniformën. Kjo ka ndodhur në 1998 në Tropojë, historia po përsëritet. Shikoni atë Sali Skurën, shefin e Kamzës, që ditën numëronte autobuzët e Xhelalit dhe bënte militantin.

Ju kujtohen ato bisedat ordinere të publikuara nga Bild, se pika jonë më e dobët është harresa”, shprehet Kalaja.

Artikulli paraprakTjetër vrasje, theret me thikë 21 vjeçari në Bulqizë, policia numëron viktimat
Artikulli tjetërBasha mesazh për 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës: Sot është një ditë reflektimi për ditët dhe kohët e vështira që janë ulur këmbëkryq…