Policia e Lleshit u sulet edhe mediave tek Unaza e Re, arrestohet operatori i “Shijak Tv”

Rama ka urdhëruar ushtarin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi që të arrestojë qytetarët që protestojnë tek Unaza e Re.

Janë më shumë se 50 forca policie kanë zbarkuar në zonën e unazës së re dhe kanë arrestuar të paktën 5 qytetarë.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se kanë arrestuar edhe operatorin e Shijak TV, Ledio Guni.

Sipas të dhënave, ai ka qenë duke i filmuar civilët e Lleshit që janë shpërndarë përgjatë rrugës nga sheshi Shqiponja deri tek shkolla teknologjike dhe për këtë arsye e kanë ndaluar.

Artikulli paraprakTerror tek Unaza e Re, policia arreston disa banorë, presion mediave mos transmetojnë
Artikulli tjetërU ka hyrë frika deri në palcë nga revolta popullore! Shikoni si terrorizon Llesh Kimiku banorët e Mirditës