Policia bashkëpunon për mbjelljen dhe ruajtjen e kanabisit në Dukat

Policia e Vlorës bashkëpunon në mbjelljen e kanabisit dhe ruajtjen e parcelave. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Qytetari dixhital denoncon bashkëpunimin e policisë në mbjelljen, ruajtjen, përpunimin dhe transportin e kanabisit! Lexoni mesazhin se çfarë shkruan ai për fshatin e tij, Dukatin!”, shkruan Berisha.
“Miredita Doktor!! Jam një i ri nga Dukati. Aktet kriminale e vrastare ndihen fuqishëm në Dukat pra në Jug, ditën e sotme është kapur 710 kilogramë e llojit kanabis sativa në familjen e Selman Hamitaj 71 vjeç, por një gjë dua të të shtoj, se nuk është vetëm Selman Hamitaj, por është i gjithë Dukati në këtë rrugë pa krye inkriminuese, vrastare, bllokuese e çmontuese e themeleve të shtetit të së drejtës e nxiti qeveria dhe policia e saj Dukatin. Ju lutem pas fitores së Opozitës duhet të merret seriozisht nga shteti në mënyrë që, popullit të Dukatit t’i kthehet dinjiteti me punë e djersë e vëllazërim. Se pikërisht këtu në Dukat mbillet, depozitohet, paketohet droga në sasi kolosale dhe transportohet në Durrës e merre me mend vet se çbëhet në Vlorë. Krah për krah me popullin e Dukatit është dhe Policia e Orikumit dhe e Vlorës, e cila garanton këtë veprimtari kriminale kundrejt taksave. E merrni seriozisht, se përveç drogës bandat janë dhe tejmase të armatosur në Dukat, që do të thotë po të bëni kontroll të hollësishëm do të gjeni armë të shumta në Dukat. Me rrespekt do publikoj në Facebook, por mos më bëj publik emrin. Faleminderit”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakDosja në Prokurori, transaksione të dyshimta kanë financuar fushatën
Artikulli tjetërMaskat grabisin kasafortën e kantinës së verës në Durrës