Policia arreston protestuesin me megafon te Unaza e Re, deputetët e PD në komisariatin nr.6

Policia ka shoqëruar personin që e mbante megfonin gjatë protestës së banorëve.
Ndërkohë disa deputetë të PD janë nisur për në Komisariatin nr. 6, ku është i ndaluar nga policia protestuesi që mbante sot megafonin në protestën e banorëve të zonës së Unazës së Re.
Edhe dy ditë më parë deputetë të opozitës shkuan të interesohen për banorët e ndaluar në komisariatin Kombinatit. Ishin 10 persona të shoqëruar, në mes tyre edhe një grua shtatzënë.
Protesta e banorëve të Unazes së re hyri sot në ditën e 8-të të saj.
Në dy krahët e rrugës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja do të zhvillohet projekti për zgjerimin e rrugës që paraprihet nga shembja e 317 godinave, shtëpi dhe biznese.
Banorët protestojnë ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës duke u shprehur se nuk janë kundër zgjerimit të rrugës por kërkojnë 100 pqrqind dëmshpërblim. Gjatë protestës së sotme, ata nuk kanë lejuar kalimin e autojeteve dhe kanë debatuar me shoferët e disa mjeteve që kanë tentuar të anashkalojnë protestën e tyre.
Protesta e banorëve mbështetet nga opozita. Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua dje me shumë prej tyre.

Artikulli paraprakXhepa: Rreziku më i fshehtë dhe më serioz i buxhetit janë PPP-të
Artikulli tjetërPse nuk arrestohet Dako? PD: Dosja 339 po mbahet e kyçur në sirtarët e prokurorisë nga Edi Rama