Polici qëllon me pistoletë qytetarin pse i kërkoi lekët që i kishte dhënë borxh

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim, ku tregon se si ka degraduar policia e shtetit ku njerëz me uniformë sillen si banditë.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit qytetari shkruan, se punonjësi i policisë së Komisariatit të Kukësit, Haki Onuzi ka qëlluar me pistoletën e shërbimit mbi një qytetar, pasi ky i fundit i kërkoi lekët që i kishte dhënë borxh.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkobanditi me uniforme godet me pistolete qytetarin sepse i kerkon borxhin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema doktor Berisha dua te denoncoj nje rast qe ka ndodhur ne qytetin e Kukesit ..para 3 ditesh punonjesi i policise se shtetit Haki Onuzi godet me pistoleten e sherbimit qytetarin pasi qytetari ne fjale i ka kerkuar leket qe ia kishte dhene borgj. ja pra ky eshte shteti qe perfaqeson dhe godet popullin shqiptar ju lutem publikoje Anonim

Artikulli paraprakNdërhyrja amerikane që po shpëton Ballkanin
Artikulli tjetërAmbasadori gjerman: Kushtet e Bundestagut janë të rëndësishme për hartimin e reformës zgjedhore