Policët e Veliajt, grushta burrit në sy të gruas shtatzënë, dëshmia e ricikluesit të dhunuar

Ora News sjell dëshminë e pjesëtarit të komunitetit rom i cili u dhunua nga dy policë bashkiakë mbrëmjen e së hënës.

Videoja e dhumës ndaj grumbulluesit të mbeturinave bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi mjaft indinjatë.

“Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë. Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë. E panë që ishin gabim, më rrafën dhe më pas më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajzat në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim.

Avokati I Popullit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje ku është përfshirë edhe një civil. Ndërkohë në komisariati nr 6 është dorëzuar një kallzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.

Artikulli paraprakSondazhi: Shqiptart më të frikësuar nga rënia ekonomike se nga koronavirusi
Artikulli tjetërShaqiri tek Newcaslte