Policët e Veliajt dhunojnë dhe terrorizojnë dy adoleshentë pse shisnin misra në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku policët e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj kanë dhunuar dy adoleshentë, të cilët kishin dalë për të shitur misra të pjekur.
Denoncimi është bërë nga një qytetar tek portal “Jeta Osh Qejf”. Sipas denoncuesit, policët kanë goditur dy adoleshentët dhe i kanë futur me dhunë në makinat e tyre.
“Përshëndetje, sot tek rruga e Kavajës, afër bllokut të ambasadave ishin dy çuna që po shisnin misër.
Policët donin t’ia merrnin me dhunë dhe ata i kundërshtuan. Por një gjë më bëri përshtypje.
A ka të drejtë policia bashkiake t’i fusë me dhunë në makinë dhe t’i qëllojë me grushte?’,shkruan qytetari që ka dërguar videon në faqen e JOQ.al

erjon veliaj

Artikulli paraprakKullë tjetër me kokë njeriu në krah të Pallatit të Kulturës, arkitekti i Ramës: Rusët në bregdet
Artikulli tjetërLubonja: Shembja Teatrit ndalet vetëm duke përdorur formën e protestës si ajo për taksën në Rrugën e Kombit