“Po thyej urdhërin që dha Edi Rama sepse po më vdesin fëmijët për bukë”

Rradhe të gjata janë krijuar në njësinë Administrative nr. 6 në Kombinat, ku qytetarët presin që të marrin ndihma për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një prononcimi për Fax News, banorë të komunitetit rom shprehen se janë diskriminuar dhe se u kanë thënë shënon numrin e telefonit dhe askush nuk u është përgjigjur.

Rradha për ndihmë nuk respektohet, duke krijuar kështu një grumbull masivë, ndërkohë që qytetarët shprehen se nuk kanë ushqime për të kaluar muajin në shtëpi.

“I kam lonë numrin e telefonit dhe kanë kaluar 1 muaj dhe nuk me ka sjellë kush ndihma. Ne jemi njerëz, një zot kemi. Na morën numrat e telefonit dhe na thanë do ti sjellim.

Do ju sjellim, do ju sjellim, asgjë nuk na kanë sjellë. Kam një muaj në shtëpi bashkë me nusen. Jam me qira me fëmijë të vogël. Tani do të punoj për kafshatën e bukës. Me qira jam, i zoti shpisë do lekët se më thotë dil jashtë. Do hy në borxh!

Jam me 5 jetima më ka vdek burri. Kemi 20 ditë mbyll askush nuk ka ardhur me na pyet njeri. Po thyej urdhërin që dha Edi Rama sepse po me vdesin kalamajtë për bukë. Kam ardhur të vulos asistencën, më thonë shko vulos tek kartonët”, u shprehën banorët.

Artikulli paraprakFjalimi brilant i Mbretëreshës Elisabet për pandeminë që mahniti botën
Artikulli tjetërMësuesja infektohet nga Covid-19 në ashensor