“Po të jetë i interesuar SPAK të më kontaktojë”, mjeku radiolog zbulon prapaskenat: Ogi, mos i mbaj të sëmurët me Covid në…

Mjeku radiolog Renato Osmenaj përmes një postimi në rrjetet sociale hedh dyshime se në spitalet private në vendin tonë trajtohen pacientë të prekur me Covid 19.

Osmenaj shprehet se është e kot që të abuzohet me deklaratat se të sëmurët me koronavirus trajtohen vetëm në spitalin Infektiv dhe atë të Sanatoriumit, ndërsa i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet lidhur me këtë çështje.

“Ogi! Mos i mbaj të sëmurët COVID në spitale private OGIIIIII! Nuk e fituat dot betejën që donte BABA! Mos abuzo me shqipëtarët OGI! Ke tre spitale private që kanë të sëmurë COVID dhe ti ncuk! Mos akuzo më QSUT! Mos u mer me maska OGI! Po të jetë i interesuar SPAK të më kontaktojë!”, shkruan Osmenaj në një postim në rrjetet sociale.

Prej javësh në vendin tonë numri i të prekurve në vendin tonë është mjaft i lartë, ndërkohë që në 24 orët e fundit 3 qytetarë humbën jetën, ndërsa 55 të tjerë rezultuan pozitiv pas kryerjes së tamponit.

Artikulli paraprakKomisioni Europian: Shqipëria, i vetmi vend në rajon që ka hyrë në recesion të thellë
Artikulli tjetërPE sqaron pse u ndryshua deklarata në faqen zyrtare: Marreveshja e 5 qershorit të miratohet pa ndryshime