Po kontrollonin për kanabis, plagoset një punonjës policie

Një punonjës policie është plagosur në shpatull dhe kokë ditën e djeshme, pasi është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar gjatë një aksioni policie antikanabis. Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor të Delvinës në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.
Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë, duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakZjarret, 4 vatra brenda 24 orësh në të gjithë vendin
Artikulli tjetërGreqi, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës