Plumba mes grupeve të trafikut të drogës në Korçë, plagoset rëndë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar u sulmua me armë duke mbetur i plagosur rëndë në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme përpara bashkisë së qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë. Sipas informaburimeve, disa persona janë konfliktuar dhe me pas janë përplasur fizikisht, duke u qëlluar me grushta më pas kanë nxjerrë armët.
Bëhet e ditur se, konflitet e vjetra dhe hakmarrja mes grupeve të përfshira në trafikun e drogës janë pistat që po hetohen për motivin e plagosjes së një 38-vjeçari, pasditen e kësaj të shtune në qendër të qytetit të Korçës.
Ai është Erion Hoxhallari dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal, pasi mori një plumb në dorë.
I riu u qëllua me psitoletë në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Ngjarja që shkaktoi panik mes qytetarëve të shumtë u regjistrua përpara bashkisë dhe vetëm 50 metra larg nga komisariati.
Në njoftimin e parë policia theksoi reagimin e shpejtë falë të cilit ka vënë në pranga autorin, por për të nuk bëhet i ditur identiteti dhe disa persona të tjerë të përfshirë. Ndërsa shkakun e konfliktit e klasifikojnë për motive të dobëta.
Burime thonë se janë konfliktet e vjetra mes dy grupeve të dyshuara si të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Personat në këtë konflikt kanë zbritur nga tre automjete dhe fillimisht kanë debatuar dhe janë përleshur me njëri-tjetrin derisa gjithcka u përshkallëzua në pëërdorimin e armës së zjarrit. Mësohet se një prej individëve të përfshirë në konflikt është një ish punonjës policie.
Në vendngjarje policia sekuestroi armën pistoletë, ndërsa ekspertët e kriminalistikës fiksuan provat në kuadër të hetimit të zbardhjes së dinamikës dhe motivet e plagosjes.

Artikulli paraprakJuventusi blen supertalentin e Barcelonës
Artikulli tjetërAi ishte…! Jehona e statujës së Pjetër Arbnorit