Plas edhe në Pallatin e Kongreseve, protestë anti-Rama me postera

Revolta ndjehet kudo. Eshte shtrirë jo vetëm në sport, por edhe në art.

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur premiera e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, ku ndër të tjera ka një rol edhe kryeministri Edi Rama.

Por teksa të ftuarit hynin brenda për të parë filmin, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë.

Në disa prej tyre shkruhet “Shqipëria digjet, Rama krihet”. Po kështu janë stampuar foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në cadër, si dhe të kryeministrit Rama me flokë të gjata sipas rolit të dajës në filmin ‘I love Tropoja’.

Artikulli paraprakPaloka publikon videon: Shqiptarët flenë në kontenierë, rilindja i tall me platforma qesharake…
Artikulli tjetërRAI 3, tjetër bombë për Ramën, makina e ministrit tek trafiku i drogës, intervista…