Plani Basha për energjinë: Bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut! Pas 25 prillit do të vemë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energjinë, ku fokusi kryesor ishte tek angazhimi i qeverisë së tij pas 25 prillit për të vënë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e PD, Basha shpalosi detaje të programit si dhe mori prej përfaqësuesve të shoqatës edhe adresime shumë të rëndësishme për këtë sektor me të ardhme sa i përket energjisë.

Lulzim Basha: Përshëndetje dhe ju uroj mirëseardhjen përfaqësuesve të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme. Brenda një periudhë afro 2 vjeçare, jemi takuar disa herë së bashku, por edhe me ekspertët tanë më të mirë me qëllim hartimin e një plani realist ambicioz dhe produktiv për Shqipërinë në dy drejtime: Në drejtimin e maksimizimit të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe në drejtimin tjetër që ka të bëjë drejtpërdrejtë me rolin që energjia ka në strukturën e ekonomisë shqiptare, në konkurueshmërinë e bizneseve shqiptare dhe në aftësinë e bizneseve shqiptare për të hapur vende pune dhe vende pune me paga dinjitoze, pra me fjalë të tjera për t’iu larguar ciklit negativ që ka karakterizuar këto 8 vite dhe për të nisur një cikël pozitiv ku potenciali është i jashtëzakonshëm e në veçanti potenciali i energjisë së rinovueshme ndonëse ka filluar të përdoret në dy dekadat e fundit, prapë se prapë mbetet në masë të madhe i pashfrytëzuar. Për këtë ju nuk keni absolutisht asnjë përgjegjësi.

Madje mund ta them me gojën plotë se të pakët janë sipërmarrësit që do të duronin, mbijetonin, prodhonin dhe vazhdonin në kushtet e një ambienti kaq jo miqësor, madje mund ta them me gojën plotë, kaq armiqësor ndaj sipërmarrjes në tërësi dhe ndaj disa sektorëve të veçantë të sipërmarrjes, siç është dhe sektori juaj. Në veçanti ju jeni goditur nga një nga problemet kryesore që Banka Botërore, FMN-ja, Bashkimi Europian, Departamenti i Shtetit dhe raportet e ndryshme, duke përfshirë ato anti-korrupsioni, si Tansparenc Internacional, kanë nënvizuar; që është mungesa e parashikueshmërisë, ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës, dhe vendosja e masave arbitrare, të pajustifikuara pa ju dhënë mundësinë që ju të keni një rekurs të vërtet ligjor, i cili të vërë drejtësi aty ku shteti është palë me ju, por nuk zbaton detyrimet e veta.

Si rezultat i mungesës totale të luajalitetit nga ana e qeverisë në këto 8 vite, ne kemi humbur mundësi të jashtëzakonshme. Mundësi për të zhvilluar sektorin, mundësi për të investuar, mundësi për të përqafuar avancimin e shpejtë të teknologjisë. Dhe si rezultat i kësaj kush ka humbur? Keni humbur ju, sektori juaj, investitorët, ka humbur sipërmarrja shqiptare që paguan koston më të lartë të energjisë në rajon, dhe humbësi fundor por më i madh është qytetari shqiptar, është familja shqiptare. Ka humbur dhe shteti miliona, dhjetëra miliona, qindra miliona, që do t’i përfitonte drejtpërdrejtë dhe indirekt nëse nuk do të ekzistonte kjo situatë. Kush ka përfituar? –një grusht të korruptuarish.

E shikojmë se ku jemi në raport me vendet e tjera të rajonit. E shikojmë se ku jemi në raport me ata të cilët kur ju ishit në start, ishin prapa jush. Për ta thjeshtuar diskutimin. Deri më sot kemi një situatë ku keni mbijetuar, punuar, krijuar, prodhuar, punësuar dhe paguar edhe nga xhepat tuaj të punësuarit me një qeveri armiqësore në tërësi ndaj biznesit. Ju garantoj se në themel të platformës tonë për energjinë qëndron një qasje kryekëput ndryshe. Ku ju do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë.

Prandaj përdora fjalën aleat, sepse na bashkon misioni. Jo ortak, nuk do na bashkojnë aksionet, qofshin këto aksione të fshehura në emra të tjerë apo ryshfet me lekë të thata në xhep apo në konto bankare. Po do na bashkojë misioni, misioni. Na ndajnë shumë gjëra dhe duhet të na ndajnë dhe do të na mbajnë të ndara, se përndryshe, në qoftë se nuk na mbajnë të ndara, në qoftë se turbullohet një linjë që do ta ndajë qartë dhe do ta pres me thikë vendimmarrësin publik nga sektori privat, gjërat do të shkojnë kështu siç kanë shkuar. Por na bashkon misioni dhe këtë mision, nesër qeverinë e pas 25 prillit, qeverinë time dhe mua personalisht do më keni aleat me një kërkesë të vetme ndaj jush, të jeni aleatët e mi, qeverisë, qeverisjes së ardhshme dhe shqiptarëve në atë mision, të rritjes së punësimit, të rritjes së konkurueshmërisë, të diversifikimit të eksportit shqiptar, eksportit të energjisë po kështu.

Pra, të misionit të rimëkëmbjes ekonomike dhe nxjerrjes së Shqipërisë nga kjo krizë e thellë ku është futur. Padiskutim keni dëgjuar paketën e plotë për biznesin që u prek dhe ju, që nga ulja normës së tatim fitimit nga 15% në 9%, sigurimeve shoqërore në 18%, të çmimit të karburantit duke eliminuar taksën Rama prej 240 lekë të vjetra apo 24 lekë të reja për litër, sikundër edhe reforma rregullatorë, e cila ka për qëllim të thjeshtojë në maksimum ndërveprimin ndërmjet qeverisë, burokracisë dhe sektorit të sipërmarrjes ku do ti japim fund paradoksit që 1000 zyrtarë të shtetit sot mbajnë vula në xhepa dhe ju kërkojnë leje, autorizime, licenca për çdo gjë, që nga momenti që dilnin nga shtëpia deri në momentin kur futeni në shtëpi. Ju kërkojnë autorizim për gjithçka. Ndoshta me përjashtim të frymëmarrjes, për gjithçka tjetër ju kërkojnë leje, autorizime, licenca dhe janë kthyer në shushunja shkatërrues të sistemit të tregut të lirë dhe të konkurrencës së lirë.

Angazhimet tona shkurtimisht, sektori i energjisë elektrike për ne është sektor kyç dhe prioritet. Si i tillë do të mbështetet me politika të qarta dhe me masa të qarta. Ne do ta reformojmë këtë sektor duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut, jo atë në letër që na tundte virtualit edhe para dy ditësh kjo qeveri që dështoi me bursën e energjisë, duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, të cilat janë të fundosura nga korrupsioni, paaftësia dhe nepotizmi; duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe miqësor, në radhë të parë për ju por edhe për investitorët e tjerë privatë të brendshëm dhe të huaj apo join venture; duke respektuar kontratat e nënshkruara me përfitime reciproke, si për biznesin ashtu dhe për publikun dhe qytetarët shqiptarë; duke nxitur fuqimisht investimet e reja, veçantisht eolike dhe solare, të erës dhe të diellit.

Këtë promovim do ta bëjmë duke përdorur edhe politika subvencionuese në përputhje totale me politikat e BE ku është synimi të anëtarësojmë Shqipërinë brenda një kohe sa më të shkurtër pas 8 vitesh ngecje në vend. Pa diskutim energjia hidrike mbetet shtylla kurrizore e sistemit energjitik shqiptarë, por jam i bindur që me pasurimin e burimeve dhe diversifikimin e tyre, në veçanti sa i përket energjisë diellore edhe asaj eolike, do bëjmë të mundur që edhe vlerën e energjisë hidrike ekzistuese dhe asaj në të ardhmen ta shumëfishojmë dh eta bëjmë që të punojë për ekonominë shqiptare, për sipërmarrjen shqiptare, për koston e prodhimeve shqiptare që do të thotë për eksportin shqiptarë dhe në vetvete për eksportin e energjisë që është një synim dyfish strategjik për fitimet financiare që I sjell Shqipërisë dhe për kthimin e Shqipërisë në një lojtarë strategjik rajonal sa i përket energjisë. Për të gjitha këto jemi ulur këto vite për t’iu dëgjuar, për të ndjekur problemet tuaja. kemi ngritur zërin për këto problem, pa diskutim kanë rënë në vesh të shurdhër, përkundrazi zullumi është shtuar e shtuar.

25 Prilli është dita të presim së bashku nyjën gordiane që mban të lidhura këto problem.25 Prilli është dita ku të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë për të ndryshuar. 25 Prilli është dita ku zgjedhja është shumë e thjeshtë, vazhdohet dot më kështu apo do të ndryshohet ? Sot nuk keni vetëm pyetjen para jush, por keni edhe arsyet pse 25 Prilli do jetë një ditë ndryshimi dhe fitore për të gjithë, jo thjeshtë për një parti politike apo një koalicion partish, por për sipërmarrjen shqiptare, për të punësuarit tuaj, për vizionin tuaj, për ëndrrat tuaja të realizuara dhe që mezi I mbani në këmbë dhe për ëndrrat që flenë në sirtarë dhe që nesër do të kenë mbështetjen totale të një qeverie aleate të sipërmarrjes në çdo fushë e në veçanti të energjisë së rinovueshme si një sektor kyç, strategjik që do të përmirësojë cilësinë e jetës, të ajrit, të mjedisit dhe koston energjisë që prek drejtpërdrejt xhepat e çdo familje shqiptare dhe natyrisht prek ekonominë dhe biznesin në tërësi. Edhe njëherë ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen në këtë takim.

Anita Shushku: Përshëndetje! Së pari ju falënderoj që na dhatë mundësinë për të qenë në një tavolinë të tillë. Doja t’ju prezantoja si fillim se para se të paraqisja investimet në energjinë e rinovueshme dhe vetëm në HEC-et e vogla tashmë janë rreth 600 milionë euro më një kapacitet 511 megavat të instaluar tashmë që janë në prodhim. Ne kemi akoma, Shqipëria në qoftë se do të ishin të tjera mekanizma icentivuese më të mira gjatë këtyre 8 viteve në do të kishin dyfishin e energjisë së instaluar në Shqipëri dhe sot Shqipëria nuk do të ishte net-importe. Hidrocentralet janë ndërtuar në pjesët më të varfëri të Shqipërisë dhe kjo ka qenë një revolucion I vërtetë për të gjithë Shqipërinë sepse në hapëm, lidhëm fshatra të cilat nuk lidheshin dot me rrugë automobilistike.

Në shumë nga hidrocentralet tona kur ne kemi kemi filluar investimin furnizoheshin vetëm 4 muaj me energji elektrike dhe ne e kemi bërë 12 muaj sepse jo vetëm e kemi modernizuar, kemi ndërtuar dhe jo vetëm kemi modernizuar por edhe kemi rikonstruktuar rrjetet ekzistuese në ato zona. Përveçse kemi punësuar jo vetëm lokalet dhe kompanitë shqiptare. Është ndërtuar nga fillimi industria mekanike e plotë në Shqipëri e cila pas viteve 90 ishte pothuajse inekzistente. Nga ana tjetër kjo shpërndarje në të gjithë Shqipërinë do të thoja që është industria e rëndësishme në Shqipëri e cila nuk është monopol dhe kjo është oksigjeni i vërtete i ekonomisë shqiptare. Nga ana tjetër më qenës kontratat e koncesionit kërkonin që në fillim që çdo koncesion të kishte një kompani të vetme të dedikuar më emrin e hidrocentralit, janë investimet më të sakta, më transparent. Do të thoja që janë investime të nivelit europian.

Ti edhe sikur të mundesh nuk mund të bësh korrupsion sepse çdo gjë që investohet, investohet vetëm për atë hidrocentralin dhe është shumë e matshme. Ndërsa gjatë kohës së prodhimit ne kemi vetëm një faturë që është fatura e shitjes së energjisë elektrike nga hidrocentrali. Pra industria e cila është më transparentë, më e hapur, më e kapshme dh kjo duhet të jetë dhe kjo duhet të jetë e ardhmja, industria e vërtetë dhe mënyra se si duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme ekonomia shqiptare. Nga ana tjetër ne kemi në Shqipëri hidrocentrale që është 100 vjeçar si ajo e Vidhkuqit, kanë treguar botërisht që ajo është mënyra më e qëndrueshme.

Nga llogaritjet që kemi bërë mendoj se kjo është mënyra e vetme e qëndrueshme për të pasur një çmim të lirë dhe të pastër të energjisë elektrike. Është nëpërmjet energjive të rinovueshme dhe hidro është teknologjia e cila e ka provuar veten që është më e qëndrueshme sepse teknologjia është e tillë që është e sprovuar e cila ka nevojë për shumë pak investime dhe është pastër plotësisht. Do të thoja që në qoftë se ne si net-importet vetëm tre vitet e fundit në qoftë se do të kishim rritur kapacitetin vetëm neve me këto Mega që kemi prodhuar I kemi kursyer shtetit shqiptar në këto 3 vitet e fundit 231 milionë euro

Lulzim Basha: Edhe njëherë, në qoftë se Shqipëria nuk do të ishte kthyer për shkak të mungesës së vizionit, të politikave të gabuara, etj., në një importues neto të energjisë dhe ju do ju ishte mundësuar kapaciteti për të dyfishuar, mundësia për të dyfishuar kapacitetet, sa do i ishin kursyer shtetit shqiptar?

Anita Shushku: Do të ishte 460 milion euro.

Eno Bozdo: Mesa e kuptova unë Anitën se ka qenë çështje diskutimi, nëse ne nuk do ishim ekzistues në 3 vitet e fundit pra s’do kishte energji të prodhuar nga ne, shteti shqiptar për të marrë të njëjtën sasi energjie korporata do te duhet të shpenzonte 231 milion euro që vetëm në 3 vite do kishin dalë jashtë vendit. Po këta janë këtu…

Anita Shushku: Ndërkohë që me energjinë. Ndërkohë që ne do të krahasoheshim me. Importi me energjinë e prodhuar në vend… neve njëkohësisht i ofrojmë, nuk është çmimi që neve marrim për prodhimin e energjisë në qoftë se do të ishte 10 lekë për shembull në 40% 4 lekë I kthejmë përsëri shtetit nëpërmjet taksave, punësimeve, në mënyrën e tarifave të ndryshme lokale dhe qendrore dhe fi-së koncesionare. Pra ndërkohë që investimet si fillim janë te vetmet investime, do të thoja, kaq të gjera që janë ndërmarrë, iniciuar nga shteti shqiptar te cilat janë bërë komplet në riskun e investitorëve dhe shteti nuk ka dhënë asnjë kontribut fillestar as të fundit por ka marrë…investitorët kanë marrë kredi nga banka, kanë shkuar kanë ndërtuar, kanë bërë kontratat pavarësisht nga shteti, kontratat me nënkontraktohet e gjërat e tjera.

Shteti ka vjelur finë koncesionare dhe vazhdon ta vjeli në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që në 3 vitet e fundit ne kemi…importi I energjisë elektrike ka qenë më I lartë se çmimi që ne jemi paguar pra edhe këtu është një vlerë e shtuar drejtpërdrejt. Vetëm diferenca nga çmimi I importit në qoftë se neve do ti kishim edhe ato energjitë këtu domethënë përveç asaj. Domethënë vetëm neto kapacitetet e shtuara që mund të mos importonin fare ne do të kishim në buxhetin e shtetit me shumë, edhe 300 milion euro më tepër. Dhe kjo është… jo vetëm këto 300 milion eurot por do kishim edhe dyfishin e njerëzve të punësuar. Ne vetëm në prodhim tani kemi më shumë se 1500 veta të punësuar. Në qoftë se…por gjatë kohës së ndërtimit ka qenë 10-fishi i njerëzve të punësuar.

Gjatë asaj kohe janë krijuar ndërmarrje të tëra ndërtimi ose mekanike apo instilatorë elektrik te cilët tani janë duke punuar, por janë krijuar sipas…në fillim gjatë investimit të hidrocentraleve. Pra mendoj që shtimi I kapaciteteve dhe promovimi I kësaj industrie do të ishte mënyra e duhur për të pasur një të ardhme sa më të qëndrueshme, më transparente, më të pastër dhe më të mirë për të gjithë njerëzit. Ka një interes do të thoja direkt publik si industri.

Lulzim Basha: Faleminderit shumë zonja Anita. Ishit shumë e qartë dhe shumë koncizë

Roland Jegeni: Zoti Basha përshëndetje. Anita e preku në aspektin e përgjithshëm problemin e investimeve të hidrocentraleve të energjisë të rinovueshme në Shqipëri, unë do të prek për të kursyer kohën tuaj të vyer dy çështje shumë të shkurtra në lidhje me investimet e huaja. Përgjithësisht hidrocentralet që janë ndërtuar në Shqipëri janë investime që shoqërohen në bashkëpunim me investitorë të huaj. Nëse bëj një krahasim me vitet kur ne kemi filluar punë, unë kam investitorë italianë në kompaninë që udhëheq. Ata kanë qenë shumë të interesuar në atë kohë për të investuar jo vetëm në hidrocentralin tonë por edhe në fusha të tjera përveçse fushës në energji.

Dhe çudia më e madhe ishte se gjatë këtyre 8 vjetëve ka ndryshuar sensi i kërkesës. Ata nuk janë më aq të interesuar për mos m thënë që s’janë të interesuar më thjesht prej këtyre aspekteve negative që janë parë gjatë kësaj kohe. Themi atë që është. Dhe po ndodh e kundërta që në vend që ata të vijnë këtu po na ftojnë ne atje për të investuar dhe unë jam një rast konkret I kësaj gjëje. Është e pafalshme gjithashtu gjithmonë për të qenë sa më konciz që nga viti 2014 të paktën që hidrocentrali jonë ka filluar të operojë, të prodhojë ne akoma nuk jemi të plotësuar me certifikimin e këtyre veprave. U bënë legalizimet e një shumice të shtëpizave ose e ndërtimeve që janë bërë pa leje, një pjesë nuk e di se sa mund të jenë përqindje.

Por është e pafalshme që në 128 hidrocentrale unë nuk besoj të jenë certifikuar as 10% e kësaj shume. Ndërkohë mund të them dhe këtë tjetrën që shumica mos them pjesa mazhoritare e nuk kanë leje e shfrytëzimit të ujit gjë që është alogjike në fakt për investimet e huaja. Të gjitha këto problematik mos të hy në pjesën… Unë do të thoja që ndoshta 95% nuk e kanë në dijen time do të thoja. Unë jam një nga ata që kanë nga viti i parë i fillimit të operimit deri tani që nuk e kam këtë.

Për të mos u future dhe në pjesët problematike që janë në administratën që kanë qenë gjithë e gjithë këto vite dhe që ne urojmë dhe shpresojmë që administrate e ardhshme duke pësuar dhe mësuar nga defektet e kësaj administrate të korrigjoje punën e deritanishme dhe të perfeksionoj këtë gjë dhe gjëja më e mirë do të ishte që ne të ishim pjesë e bashkëpunimit me qeverinë e ardhshme ku ne të sugjeronim dhe të jepnim mendimet tona sa më të sakta dhe praktike në funksion të asaj pune që bëjmë që dhe investimet të jenë në funksion të kësaj marrëdhënie në të njëjtin kah vektori.

Unë uroj parterët e mi që në atë kohë ishin shumë të entuziazmuar për të investuar, të rikthehen dhe kjo faktikisht që nga vlera qeverisë së asaj kohe unë e them shpesh herë këtë punë dhe nuk e kam frikë ta them. E viteve 2005-2009 sepse në atë kohë ka qenë një sensibilizim shumë I madh për investitorët e huaj që vinin me urinë e pafund për të investuar në Shqipëri dhe kjo uri tashmë ka shkuar … nuk e kuptoj po shkon drejt zeros. Nuk e di dëgjoj investitorë që vjen, nuk është e mirë. Këtë do të thoja dhe unë se pjesa tjetër e panelit ka gjëra të tjera për t’ju thënë . ju faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Avni Durmizi: Përshëndetje zoti Basha faleminderit për ftesën dhe ju urojmë suksese. Jam Avni Durmizi jam drejtor i një HEC-i në Kukës. Normalisht qëllimi I një biznesi është maksimalizimi i fitimit, por gjithsesi ne në investimet që janë bërë në zonat ku ne operojmë ka pas shumë anë pozitivë dhe për anën sociale të fshatrave dhe banorëve ku jetojmë. Ka pasur një numër të konsideruar të të punësuarve nga zona për të cilët është shumë e vlerësueshme pasi janë zona të varfëri dhe me pagat që marrin aty mbajnë familjet e tyre.

Gjithashtu ne gjatë ndërtimit kemi hapur disa rrugë që lidhin fshatrat ndërmjet tyre dhe ndërkohë bëjmë dhe mirëmbajtjen e tyre. Pra kjo ndihmon shumë zonat ku ne operojmë. Gjithashtu kemi bërë dhe mbledhje fidanësh që ndihmojnë në uljen e erozionit. Ka dhe anë të tjera pozitivë po nuk do të zgjatem më shumë. Ç’ka unë do të kërkoja nga qeveria juaj nesër do të ishte që: ç’do vendim para se të merret duhet që të konsultohet më parë me biznesin pasi nuk mund të merret një vendim në mënyrë aforfe për në pa u pyetur, pa u biseduar. Kjo është kërkesa që unë do të kisha sot për ju. Faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Guxim Byberi: Përshëndetje! Guxim Dylberi me gjithë problemet që ngritën miqtë dhe anëtarë të shoqatës nuk dua të ndalem në detaje. Një ndër problemet më të prekshme është korrupsioni në të gjitha hallkat. Që te aplikimi i parë shpërndarja e, që mos dihet se në cilën derë duhet të trokasësh dhe kjo krijon konfuzion të jashtëzakonshëm. Flasim për investitorë të huaj. S’ka investitorë të huaj, ka vite që nuk shihen. Pothuajse të gjitha hidrocentralet kanë ortakëri me të huajt. Ne që jemi këtu të paktën jemi me të huajt, gjë që janë investime të qëndrueshme, që investimet e para të grupeve të huaja janë zakonisht në moment prove, që duhet të hedhin hapin e parë dhe të shohin terrenin.

Mirëpo siguria juridike çedon menjëherë dhe tërheqja është evidente nga investimet. Po të shohim në vija të përgjithshme të gjitha këto investime që kemi bërë, 600 milion Euro janë goxha para të hedhura në tregun shqiptar. Do të thotë që të gjitha këto investime, një pjesë e madhe e tyre shkojnë për taksa, një pjesë e tyre shkojnë për punësimin, për paga. Që të gjitha kthehen në konsum, që do të thotë rritje ekonomike. Pra imagjino sikur të ishte dyfishuar këto 8 vjet ai investim, pra do ishin edhe 600 milion Euro minimumi të tjera të hedhura në treg, në një kohë që ne jemi importues. Mbi 50% të konsumit ne importojmë. Çmimi i importit realisht është më i lartë se ai çmim që ne paguhemi për të. Jo pak, por varion deri në 10%, deri në 15%, në raste të veçanta më i lartë. Dhe ne jemi të shpërndarë në gjithë territorin dhe humbjet që ne krijojmë janë shumë më të vogla, sepse jemi afër konsumatorit.

Lulzim Basha: Më fal zoti Biberi, sepse po të ndërpres. Thjesht për ta qartësuar pak, sepse të njëjtin gabim që po bëni ju tani e bëj dhe unë. Themi ne, ne. Në fakt s’jemi të gjithë ne.

Guxim Byberi: Ne prodhuesit…

Lulzim Basha: Jo. Kur thua ne, nuk po importoni ju. Po importon shteti me lekët e shqiptarëve.

Guxim Byberi: Normal.

Lulzim Basha: T’i themi pak gjërat qartë. Se themi Shqipëria, jemi, jemi. Jo, jo, është qeveria që na ka lënë të fundit në çdo fushë.

Guxm Byberi: Janë 300 milion Euro që dalin nga 3-4 kompani.

Lulzim Basha: Janë 300 milion Euro të taksapaguesve të shqiptarëve.

Guxim Byberi: Që dalin jashtë Shqipërisë.

Lulzim Basha: Që për shkak të bllokimit që iu është bërë ju po merren nga xhepist e shqiptarëve për ta blerë energjinë më shtrenjta, kur në fakt në qoftë se ju do të ishit lejuar të punonit të paktë me të njëjtin rritëm do të kishim 15 mijë vende pune më shumë në ndërtime të reja, 1500 në operime dhe një kursim prej afro 230 milion Eurosh në buxhetin e shtetit.

Guxim Byberi: Këto janë shifra të sakta.

Lulzim Basha: Dhe po ti shtojmë dhe humbjen që ju pretendoni që është në shifrën 300 milion Euro për import bëhet fjalë për gjysmë miliardë Euro. Në vit bëhet fjalë apo në total?

Guxim Byberi: Pa llogaritur edhe personat apo punonjësit e involvuar indirekt.

Lulzim Basha: Në 3 vite. Gjysmë miliard Euro të humbura në 3 vite për shkak të 300 milion Eurove të taksave të shqiptarëve për import dhe 231 milion Eurove që do ti kishin përfituar po të ishin dyfishuar kapacitetet tuaja.

Guxim Byberi: Po të gjitha këto janë frut i neglizhencës, i mënyrave direkt korruptive që ne të sorollatemi dhe të mos marrim ndonjëherë asnjë licencë, asnjë të drejtë, asnjë leje ndërtimi, asnjë mënyrë për t’ia dalë. Unë nesër po të kem për të bërë një hidrocentral nuk e di se ku duhet të trokas. Nuk ka një portë që unë të shkoj të trokas te ajo portë se do filloj me marrë lejet pavarësisht se ke një kontratë koncesioni. Pra këto janë gjërat që krijojnë boshllëk. Ne po flasim vetëm për industrinë tonë, por në të gjitha industritë ndodh ky fenomen. Por kur shohim një industri që ndodh ky boshllëk, ky handikap pra nuk është pak.

Po flasim për diku në 600 milion Euro, janë rreth 5% GDP dhe është vetëm për një industri. Pra imagjinoni industritë e tjera. Sot për shembull që kanë dalë teknologji të reja të prodhimit siç e thatë dhe ju era dhe dielli, e sidomos dielli që ka rënë kosto e instalimit për megavat, unë sorollatem me, kemi disa vite që sorollatemi me disa projekte në dorë dhe nuk ka mënyrë ta marrësh një leje ndërtimi ose të duash të bësh parqe fotovoltazhe. Dhe kjo është problematikë që duhet të zgjidhet përmes akteve rregullatorë që mund të jetë nesër, të lehtësohet rruga e biznesit, e të bërit biznes. Do kthehen të huajt në Shqipëri. Siç tha ai ortakët e mi kanë ardhur me projekte 150 milion Euro. Kanë investuar rreth 60, janë dhe rreth 90 milion Euro të mbetura standard të pa investuara. Do kishim përfitim të gjithë ne. Pra këto janë problemet që janë për të gjithë ne. Faleminderit!

Shkëlqim Kërluku: Zoti kryetar, përshëndetje! Ju përmendët në fjalën tuaj që një nga pikat kryesore të këtij programi në sektorin e energjisë elektrike është nxitja e prodhimit dhe maksimizimit të sektorit të energjisë elektrike. Për neve është një lajm jashtëzakonisht i mirë sepse na rikthen në të njëjtat shina në të cilat prodhuesit e energjisë elektrike u gjendën gjatë viteve 2005-2013. Atëherë Shqipëria kishte nevojë imediate dhe urgjente për 2 sektorë, sektorin e energjisë dhe sektorin e infrastrukturës. Dhe duke parë këto sektorë me nevojë imediate nxiti të gjithë investitorët, investitorët vendas, investitorët e huaj që të vijnë dhe të investojnë në këtë lloj sektori.

Çfarë ndodhi? U dhanë shumë koncesione. Pjesa dërmuese e tyre ishin projekte fantastike, projekte shumë të mira. Pjesa dërmuese e tyre filloi të zbatohej me sukses. Nisur nga një parim jashtëzakonisht i thjeshtë, riskun e financimit, riskun e projektimit, riskun e ndërtimit, riskun e menaxhimit dhe operimit të veprës e mbart të gjithë koncesioni, ndërkohë shteti ofron disa incentive. Cila ishte incentiva? Blerja e energjisë elektrike për hidrocentralet në fuqi deri në 15 megavat për një periudhë 15-vjeçare. Periudhë e cila nuk konsiderohet periudhë fitim prurësi deri në atë masë që të jetë e kënaqshme për koncensionarin, por periudhë që të arrijë të shlyej investimin e këtij projekti. Mbas vitit 2013 ndryshuan rregullat e lojës neve nuk jemi më në atë gjendje që kemi qenë më përpara.

Mbaj mend në vitin 2013 jemi cilësuar jo armiq po jemi cilësuar shushunja dhe është gjëja më e pa tolerueshme që të gjithë këta investitorë nuk janë investitorë port ë gjithë këta investitorë vendas dhe të huaj portofoli I të cilëve vetëm kjo shoqatë përfaqëson 600 milionë euro t’i quajnë në mënyrë të tillë është jo qesharake po është jashtëzakonisht alarmante. Ndryshimi i rregullave të lojës, vit pas viti. Ndryshimi i çmimeve të energjisë elektrike vit pas viti bile ndonjëherë dhe dy herë në vit pa njoftuar, pa u konsultuar, jo vetëm me investitorët, jo vetëm me anëtarët e kësaj shoqate. Por pa u konsultuar edhe me partnerin tonë të tretë që është I padukshëm po në fakt na shoqëron gjithë neve, sektorin bankar, të gjitha prodhues mbështeten ke sektori bankar.

Deri më sot megjithëse ka kaluar një kohë relativisht e gjatë akoma nuk janë shlyer këto investime. Neve jemi të pa besueshëm përpara sektorit bankar. Çdo studim fizibiliteti bazohet në shifra, bazohet mbi projektime. Se dimë ca do të ndodhi, si do të prodhohen paratë, si do të shlyen vit pas viti. Ndryshimi I rregullave të lojës neve na bën të pabesueshëm ndaj bankave. Shpesh herë jemi gjetur para faktit që neve risqeve do tu lëmë kreditë tona. Neve jemi gati në prag të falimentimit sidomos kur kanë qenë fillimet e vitit 2013 të qeverisjes Rama të cilat prej një kohe 6 mujore nuk shlyenin paratë për energjinë që ne u shisnim atyre. Ndryshimet të vazhdueshme neve shikojmë tek lejet, licencat, tek autorizimet.

Është pothuajse mision i pamundur sot ti marrësh këto leje. Përveçse janë të panumërta dyert janë të mbyllura kudo që të trokasësh. Kjo është dhe ajo që tha e guximi, në këtë mënyrë nxitet korrupsioni, por jo vetëm korrupsioni në këtë mënyrë largohen dhe investitorët sa herë që prodhuesit tentojnë të gjejnë një investitor të huaj jemi tërësisht të pabesueshme sepse raportet që japin organizatat ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë një vend ku është jashtëzakonisht e vështirë të investosh.

Ndryshimi i politikave fiskale është një rriskë në ngarkim të koncesionarëve, është normale të ndryshojë sistemi tatimor, të rriten apo të ulen por jo në kurriz të koncesionarëve, jo duke mos u dhënë atyre mundësinë të rikuperojnë këto humbje ndër vite. Për këtë arsye thashë neve jemi shumë të kënaqur që do ti rikthehemi të njëjtës rrugë që u nis atëherë në fillim. Të gjithë këtë investitorë u ftuan për të investuar dhe I kanalizuan të gjithë investimet e tyre në këtë mënyrë në të kundërt do të investoni diku tjetër, do ti kanalizoni diku tjetër ose do ti gjenin në një vend tjetër jashtë Shqipërisë. Por pikërisht meqenëse Shqipëria u konsiderua në atë periudhë si vendi më I mirë për të investuar, neve duam përsëri të jemi në atë rrugë dhe në atë udhëtim. Faleminderit.

Bledar Mehmeti: Duke ju falënderuar në radhë të parë për organizimin e kësaj mbledhje kaq të rëndësishme për ne dhe për të ardhmen tonë. Doja të shprehja kënaqësinë time maksimale që më në fund po arritët të flitet në një panel të këtij niveli për prodhimin vendas. Prodhimi vendas është një temë e cila ka munguar në komunikimin tërësisht gjatë kësaj periudhe tetë vjeçare. Asnjëherë nga politikanet në fuqi nuk kemi dëgjuar apo nuk kemi parë shqetësimin real mbi prodhimin ne vend. Shpesh herë ne jemi hasur me drejtuese të lartë të këtij vendi. Jemi hasur me konflikte ose me përballje të vështira për t’i bërë të qartë atyre që ne jemi prodhim vendas.

Kemi marrë nga ana e tyre diskutime të tipit që sektori juaj nuk është asgjë më tepër sesa një sektor industrie, sektor tregtie, dyqan që shet dhe nuk kemi pse për ju t’ju paraqesim platforma strategjike apo strategji afatgjata. Pra kemi parë një këndvështrim shumë të ngushtë të drejtuesve politikë aktual. Do doja të prekja një pikë shumë interesante për ne që është krijimi i bursës në Shqipëri i cili realisht ka mbetur ne letër dhe ne nuk kemi parë hapa të mëtejshëm përveç dëshirës në thonjëza për ta krijuar këtë bursë. Krijimi I bursës duhet të shoqërohej ose duhet të shoqërohet edhe me një sërë masash të tjera me investime konkrete për sa i përket linjave të transmetimit, për sa i përket nënstacioneve, për sa i përket krijimit të dispencerive të cilat bëjnë monitorimin e kalimit të flukseve të energjisë që ne prodhojmë dhe kjo nuk mund të jetë thjeshtë një dëshirë pa i ndjekur me investime konkrete në rrjet.

Bursa më në fund do t’i jepte, do të ulte shumë nivelin e korrupsionit, do të rriste shumë transparencën e shkëmbimeve por për më tepër do të jepte vlerën reale të produktit që ne prodhojmë, do të bënte që energjia që ne negociojmë apo që blemë të mos negociojë nëpër bursat e huaja ndërkombëtare te cilat e rrisin koston e transmetimeve dhe mbërritjes së saj në vendin tonë, por të negociojë në bursën e vendit duke ulur kostot si për konsumatorin final ashtu edhe për ne prodhuesit që ofrojmë këtë produkt në sistem. Shpresojmë që të kemi hapa konkretë në të ardhmen, në investimet sidomos në rrjetin e shpërndarjes në rritjen e transmetimit, në nënstacione dhe në softet apo në programet e nevojshme për realizimin e bursës në mënyrë sa më të shpejtë. Faleminderit.

Vasil Gjika: Zoti Basha unë ju përshëndes për programin tuaj energjitik dhe ju dëshiroj suksese në këtë garë. Arrijmë të bëjmë dallimin midis qeverisjeve që kanë kaluar që nga viti 2008. Siç e thanë edhe kolegët viti 2008 është viti I shpërthimit të krizës botërore financiare e megjithatë nga 2008 deri në 2014-2015 Shqipëria ishte e mbushur me investitorë të huaj. Vetëm linja Tiranë- Vjenë bëhesh dy herë në ditë, nuk e di nëse bëhet dy herë në javë sot apo jo. Unë do të kërkoja nga ju mbrojtje për investimet dhe mbrojtje në kuptimin jo klienteliste.

Duam barazi në trajtim, duam barazi në garë, duam shanse të barabarta dhe pjesëmarrje të lirshme në garën në fushën e energjisë ku ne kemi një eksperiencë shumë të madhe dhe mendoj se këta që janë dhe më të rinj kanë ambicie dhe më të mëdha për të investuar edhe më tej. Dhe kjo do të behej në radhë të parë, z. Basha duke hequr një numër stacionesh të panevojshme që janë shtuar këto vite dhe ato stacione s’janë asgjë tjetër, vetëm janë barriera ose janë postblloqe të korrupsionit kur ne duhet të paraqitemi, të flasim, të merremi vesh në një, dy, tre, katër, pesë dhe të sqarohemi që të ecim përpara. Jemi nga paguesit më të rregullt të taksave, nga paguesit më të rregullt të detyrimeve, të lejeve të licencave, na i marrin të gjitha pagesat e detyrimeve dhe nuk na japin licencën si për ujin, si për lejen mjedisore etj. etj. dhe për ditë na vjen nga një e shkruar të cilat më shumë na terrorizojnë.

Në një kohë që ne i kemi kryer të gjitha detyrimet fiskale, detyrimet e pagesave për këto shoqatat. Mos të themi dhe për atë tjetrën që arrin administrata deri atje sa me qenë se janë disa kontrata që janë para vitit 2006 të cilat nuk kanë vij koncesionare, na e merr indirekt me një vendim tjetër si tarifë uji, përdorimit të ujit dhe e kemi speciale ne për tu barazuar me të gjithë kontratat e tjera. Pra, shkelet ligji në mënyrë koshiente. Do të dëshironim nga ju një stabilitet fiskal sepse dihet shumë mirë që.. Unë jam dakord me pranimin e investitorëve të huaj në Shqipëri por është patriotike që të stimulohet investitori vendas dhe shumë nga kolegët e mi këtu rreth e rrotull janë të aftë për të ndërtuar vepra të tilla energjetikë ama këta kanë gjithmonë partner bankën, ne s’kemi pikë kredibiliteti te banka kur çmimi hipën dhe zbret sipas oreksit të disave që kalkulojnë pa na pyetur, pa diskutuar me ne.

Biles bilës pa diskutuar edhe me njeri tjetrin, ndonjëherë edhe në mënyrë të pa arsyeshme. Hiqet çmimi në periudhën kur skam ë prodhim. Ajo është thjeshtë presion mendoj unë. Jam shumë dakord me platformën tuaj, sidomos për diversifikimin e energjisë sepse Shqipëria të jemi koshiente prevalon energjia hidro. Pra, është detyrë e juaja që do e keni nesër për ta zbatuar se në program e dhatë si për energjinë diellore po ashtu edhe për energjinë eolike. Por gjithashtu e pashë më admirim konstatimin tuaj për të shfrytëzuar dy resurse shumë të rëndësishme siç është TEC-i i Vlorës apo siç janë TEC-et e Kosovës duke shkuar pastaj në krijimin e një tregu rajonal të energjisë i cili do të krijojë aktorë dhe faktorët për të bërë dhe bursën e energjisë.

Pra e pres me shumë optimizëm edhe këtë objektiv të qeverisjes tuaj. Por, do të dëshironim që, flas besoj në emër të të gjithë kolegëve që në garë të trajtohemi të barabartë sepse nuk duan të jemi klientë të qeverisë por duam të jemi partnerë të qeverisë, nuk ka pse dikush nga ne të ketë një kontratë ekstra me çmim 100 Euro të energjisë solare kur ERE e nominon çmimin 70 Euro për gjithë të tjerët. Por kjo administratë e ka, mund ta gjejë në strukturat tuaja shumë kollaj. Ministria e energjisë mund tua japë atë kontratë dhe është kontratë për klientët e qeverisë. Ne kemi background të djathtë apo të majtë por s’kemi shkuar asnjëherë te qeveria për të kërkuar anësira të tilla.

Jemi në një garë të ndershme, nuk i kemi rënë askujt në qafe veç vetvetes tonë duke ndenjur ditë, netë në krye të punës sa i realizuam ato objekte dhe kemi kuptuar z. Basha që të na kuptoni dhe ju drejtë që të ndërtosh një hidrocentral, të realizosh një koncesion është njësoj si të kapërcesh një kënetë por duhet të mbaronte kjo kënetë mbas realizimit të investimit, ne vazhdojmë akoma. Këto janë vështirësi që do të dëshironim që qeveria juaj t’i merrte në konsideratë duke mos trajtuar asnjë ndryshe por duke na trajtuar të gjithë të barabartë. Kemi vuajtur edhe veprime arbitrare të organeve tatimore dhe kur vjen puna ndodhemi edhe përpara vështirësive. Kam kolegë të mi që kanë investuar mbi 30 e ca mega dhe nuk ka mundësi që ta hedhin prodhimin në sistem se s’ka investime në infrastrukturën. Pra duhet me patjetër investime në sistemin e transmetimit dhe investime në sistemin e shpërndarjes.

Lulzim Basha: Faleminderit zoti Gjika. E vlerësoj jashtëzakonisht këtë takim dhe qasjen tuaj koncize, konkrete dhe të drejt. Shpresoj që në fillim të takimit të kem qenë i drejt për drejt dhe unë me ju sa i takon detyrave dhe përgjegjësive që do të marrim në bazë të angazhimeve që kemi shprehur përpara jush. Asgjë nga ato që kemi shpalosur nuk përbën premtim por përbën një angazhim. Asgjë prej tyre nuk është në vet vete por është pjesë e një plani të tërë masash dhe vet platforma jonë për energjinë është pjesë e një plani të madh ekonomikë dhe duke u bazuar në përvojat më të suksesshme të cilat janë të dy llojeve.

Janë përvoja suksesi ku siç e cekët dhe vet shtetin e keni pasur aleatë në një mision të përbashkët, jo ortak por aleatët dhe është po kështu sukses të mbijetosh kur shtetin e ke armik apo e ke aleatë që të futet me zorrë, me dhunë në xhep apo në aksione apo të zhvendos me dhunë biznesin nga energjia apo prodhimi drejt trafiqeve të paligjshme me koston që paguajnë pastaj që u përmend edhe nga ju. Problemet besoj i parashtruam shumë qartë. Analizën e këtyre problemeve kemi dy vite që e bëjmë. Zgjidhjet tona janë zgjidhje që funksionojnë.

Problemi i parë do keni një derë, jo një mijë dyer ku të shkoni të trokisni edhe ajo derë nuk do hapet me kafe, me zarfe, me telefonata apo me miqësi por do të garantojmë transparencë totale sipas përvojave më të mira anti-korrupsion dhe transparencë totale që ajo derë të jetë derë e shërbimit ndaj jush. Dhe shërbimi i vetëm që do kërkojmë ne nga ju janë këto 15 mijë vendet e punës që keni hapur kur ndërtuat këto që keni deri më sot. Ti dyfishoni. Shërbimi i vetëm që do të kërkojmë ndaj jush është të bëheni pjesë mbi bazat e konkurrencës së drejt të një tregu të liberalizuar që të ulet çmimi i energjisë që është skandaloz për industrinë shqiptare dhe na e ka nxjerr 95% të industrisë shqiptare jashtë konkurrencës me Ballkanin, mos të bëhet fjalë për gjera të tjera. Favori i vetëm që do të kërkojmë ndaj jush është që ai që investoj 60 dhe kishte 90 të tjera për të investuar ta ndiej që tani ka ardhur momenti të vij t’i investoj ato 90 të tjera.

Ai tjetri që ka investuar në hidrocentrale dhe ka menduar të investoj ku di unë në minerale apo diku tjetër ta shohë që Shqipëria është përsëri e hapur për biznes, që është një vend oportunitetesh të jashtëzakonshme mundësish natyrore, burime natyrore dhe mundësish njerëzore dhe një qeverie që është aleate e sipërmarrjes. Këto janë favoret e vetme që kërkojmë ne ndaj jush. Sigurisht do garantojmë fair-play, është detyra jon. Pjesë e kësaj detyre është ti japim fund monopoleve de fakto dhe De Juro që janë krijuar. Për ne interesi publik është themeli i gjithçkaje.

Sa kohë që ju na kurseni 230 milionë euro me prodhimin tuaj. Sa kohë që ju na bëni që 300 milionë euro shtesë me të cilat importojmë energji, ti çojmë për rrije rrogash, pensionesh, për mjekët, për mësuesit, për shkolla të reja, për rrugë, për subvencione për fermerët ju jeni aleatët tanë dhe është detyra jonë nesër t’ju qëndrojmë në krah për mos t’ju thënë t’ju mbajmë në supe në vend që t’ju hipim super ju, mbi qafë. Kjo është përqasja jon, ky është programi ynë, këto janë angazhimet tona. Janë konkrete, janë me shkrim dhe angazhimi i të gjithë angazhimeve është që në qoftë se s’i mbajmë këto angazhime ne nuk dalim më para jush të kërkojmë një mandat tjetër.

Nuk ka asnjë pengës për mos t’i marrim këto angazhime. Absolutisht as edhe njëlloj pengese, vetëm vullneti politik, vetëm dëshira për të bërë diçka për këtë vend, vetëm dashuria për këtë vend dhe bindja se nuk i mungon asgjë përveçse një qeverisje e mirë, një qeverisje normale, tjerat i keni bërë dhe vazhdoni i bëni ju dhe kolegët tuaj në çdo sektor dhe profesionistët e lirë edhe mjekët, edhe mësuesit i vetmi që s’ka bërë detyrën 8 vjet ka qenë kryeministri, e vetmja që s’ka bërë detyrën 8 vjet ka qenë qeveria. E unë nuk ju garantoj as nuk ju premtoj mrekulli por normaliteti jua premtoj. Dhe kur flas për normalitet flas për normalitet europian.

Qeveria që do të vij do të jetë një qeveri e kualiteteve dhe e përgatitjes europiane. Europiane në radhë të parë do të thotë që nuk do të ketë një mijë myhyr-mbajtës që të shkoni ju të faleni kudo, të kujtohen ata një herë në dy javë për këtë licencë, për atë leje apo atë leje apo autorizim. Jo do ketë një derë për ju dhe ajo derë do shërbejë me transparencë, do shërbejë sipas ligjit do shërbejë me dinjitet. Pa bërë lojë ping pongu midis pushtetit qendror dhe pushtetit vendor.

Mbështetja për energjinë e rinovueshme dhe në veçanti për diversifikimin por dhe për hidriken e thashë është shtylla kurrizore dhe vazhdon të mbetet shtylla kurrizore, por diversifikimi do të jetë prioritet absolut, është prioritet kombëtar. Është një ndër prioritetet kombëtare krahas turizmit, krahas bujqësisë, krahas thithjes së investimeve të huaja në fushën e teknologjisë së informacionit dhe transferimi i teknologjisë së përparuar janë fushat më prioritete për ne për të cilat nuk do të kursejmë as politikat subvencionuese por pa diskutim do të bëjmë gjithçka për të lehtësuar në prioritetet tuaja dhe për t’iu nxitur për të investuar më shumë. Përfituesit do të jenë shqiptarët. Përfituesit e parë do të jenë ata mijëra njerëz që ju do merrni në punë, kur te ndizni dhe të rindizni dhe një herë motorët tuaj të investimeve. Përfituesit do jenë ata miliona shqiptarë që do e paguajnë çmimin e energjisë më të lirë.

Përfituesit do të jenë fëmijët e shqiptarëve që do të thithin ajrin më të pastër dhe do të kenë ambientin më të pastër dhe këtu padiskutim që ne do të jemi të ndershëm por të prerë në angazhimet që keni dhe duhet të mbani për sa i përket jo thjeshtë mjedisit, rehabilitimit të mjedisit, mbjelljes siç thatë apo të rimbjelljes së bimësisë së pemëve, por dhe për sa i përket komunitetit në raport me rrjetin e infrastrukturës ku padiskutim kjo duhet të shikohet si një partneritet, kjo është pjesa e partneritetit me shtetin sepse janë vërtetë zona që përfitojnë punësim por ku padiskutim mundësitë tona për të mbuluar me një kohë të shkurtër me investime me infrastrukturën do vazhdojnë të mbeten relativisht të kufizuara ndaj edhe këtu duhet të vazhdojmë të mbështetemi tek njëri-tjetri.

Kjo do na kalojë nga një formulë ku humbim të gjithë me përjashtim të një njeriu apo një grushti njerëzish, siç është sot dhe ka 8 vjet që vetëm njëri përfiton dhe ata të lidhur me të që janë një grusht njerëzish dhe gjithë të tjerët humbasin, kjo do të na çojë drejt një formule tjetër ku do fitojnë të gjithë por në radhë të parë konsumatori shqiptar privat dhe sipërmarrësi shqiptar me çmimin e energjisë, në radhë të dytë ata që kërkojnë punë dhe do ta gjejnë punën më afër se kurrë afër shtëpisë së tyre, në radhë të tretë tek një industri që kemi shpresa të arsyeshme se do të jetë motor rritje dhe zhvillimi kombëtar por dhe shtetëror se jeni të gjithë taksapagues dhe sigurisht e fundit shteti shqiptar që ju siguroj se këto taksa nuk do ti shpërdorojë ashtu siç ka ndodhur deri më sot por do ti përdor për të nxitur edhe më tej një klimë ekonomike punësimi, mirëqenieje, rrogash të larta, kostoje jetese përballueshme e në veçanti një strukturë kostoje ekonomike ku energjia mbetet kyç për konkurrueshmërinë.

Ndaj dua t’iu drejtohem sot dhe t’iu them kjo është një sipërmarrje e përbashkët, është një sipërmarrje kombëtare dhe 25 prilli do ta ndajë, do të përfitojë prapë ai që ka përfituar 8 vjet bashkë me një grusht njerëzish që ngrysen e gdhihen në paradhomat e tij në kryeministri sot apo në vilat e Durrësit dhe të Dhërmiut apo në Surrel, e do të vazhdojë emigrimi dhe largimi i shqiptarëve që do të thotë shkatërrimi i vendeve të punës, që do të thotë emigracion masiv i rinisë apo në 25 prill do të humb ai dhe do të fitojnë të gjithë të tjerët?! Sipërmarrësit, punëmarrësit familjet e tyre, fëmijët e tyre, e gjithë Shqipëria. Kjo është zgjidhja më 25 prill dhe këtë pa pikë kompleksi ju ftoj të bëni angazhimin tuaj kombëtar, në 25 prill ta presim këtë nyjë gordianë që mban të lidhur ekonominë kombëtare dhe të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e një zgjimi kombëtar, një zgjimi ekonomik kombëtar ku unë do ti qëndroje angazhimit tim, dhe qeveria e ardhshme do ti qëndrojë angazhimit që energjia e rinovueshme të jetë prioritet kombëtar dhe ti prijë këtij zgjimi ekonomik kombëtar.

Ju falënderoj nga zemra, ju uroj punë të mbarë. Suksese të përbashkëta.

15530902

Basha2 10

Artikulli paraprakSipërmarrësit e HEC-eve takim me Bashën: 3 vitet e fundit, energjia është importuar me çmim më të lartë se blihet prej HEC-eve privatë
Artikulli tjetërTabaku me biznesin: Nga qeveria s’kemi ç’të presim më! Programi i PD parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave