Plani 150 milionë euro në vit për bujqësinë, Basha: Fermerët shtresë e mesme me të ardhura mbi 1 milionë lekë

Çdo vit, do të kemi 100 milionë euro subvencione drejtpërdrejt tek fermeri dhe 50 milionë euro për infrastrukturën për bujqësinë.
Nga pamundësia dhe mbijetesa, fermeri do të kalojë tek mundësia për të krijuar të ardhura mbi 1 milionë lekë, siç është sot fermeri i Kosovës apo Maqedonisë. Fermeri nuk ka pse të jetë skllav si sot, por të jetë shtresë e mesme.
Plani ynë fuqizon bujqësinë dhe agrobiznesin me qëllim rritjen e punësimit. Shëron plagën e largimit të rinisë nga Shqipëria. Kjo që propozojmë, është një Shqipëri tjetër, ku nuk përfiton vetem kryeministri me një grusht oligarkësh, por përfitojnë të gjithë.
Artikulli paraprakHeqja e taksës “Rama” për karburantet, Basha tjetër angazhim të fortë: Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi!
Artikulli tjetërBiznesi i Vogël ultimatum Ramës: 15 ditë afat për kërkesat tona, në të kundërt…