Plan për pushtimin e Presidencës, reagimi: Populli është gati, Presidenti, ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës

Një tjetër reagim i ashpër ka ardhur nga Presidenca në lidhje me qëndrimet e fundit të Ramës, ku parashikohet një sulm për të pushtuar Presidencën. Presidenca shprehet se populli ëhstë gati dhe se Meta do të jetë ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës.

Reagimi i plotë i Presidencës
Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:

Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.

Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS.

Reagimi i Presidencës erdhi menjëherë pas deklaratës së Balllës për hetimet farsë të partisë-shtet ndaj Metës me alibinë për shkelje të Kushtetutës.

“Kërkesa jonë bazohet në një procedurë që pas depozitimit të kërkesës, askush nuk mund ta shkelë rregulloren. Presidenti ka marre atributet e Kuvendit dhe te sovranit”- ka thënë Balla.

“Ky është një hap që zhbën në vetvete autoritetin sovran. Presidenti me dekret ka zgjatur mandatin e qeverisjes vendore. Duke anuluar datën e zgjedhjeve, presidenti lë në detyrë organet qeverisëse vendore tej mandatit.

Kjo është një komptence e ligjvënësit në bërjen e ligjeve. Me këtë dekret presidenrti i ka njohur vetes së tij atribute të ligjvënësit. Presidenti i hoqi të drejtën sovranit për të qenë i tillë.

Presidenti ka anuluar zgjedhjet, por kushtetuta nuk ia njeh këtë të drejtë. Ai nuk ka asnjë alternativë tjetër. Është cënuar pariodiciteti i zgjedhjeve. Meta i njohu vetes atribute që i takojnë parlamentit”, u shpreh Taulant Balla.

Artikulli paraprak6 vjet pa Olldashin, Basha poston foton me Glaukun, të birin e Sokolit
Artikulli tjetërSulmoi me makinë policinë, shpallet i pafajshëm Suel Çela