Plagosja në një lokal të Vlorës, në gjendje të rëndë 77-vjeçari

Një plagosje ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal pranë rrugës ‘Transballkanike’ në Vlorë. Një 65-vjeçar ka qëlluar me thikë 77-vjeçarin Muço Malaj.

Nga goditja ka mbetur i plagosur në kofshë dhe brinjë 77-vjeçari, i cili është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Arsyeja e sherrit mes tyre dyshohet të jetë një gjyq për çështje prone.

I lënduari është transportuar në spital, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Burime nga spitali Rajonal bënë me dije se i lënduari ka plagë në brinjë dhe kofshë dhe gjendja e tij është e rëndë. Dyshimet janë se konflikti ka ardhur për një mosmarrëveshje për motive pronësie mes autorit dhe të lënduarit.

“Rreth orës 10:30, në lagjen ‘Kushtrimi’, dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij”, njoftoi Policia.

Artikulli paraprakPD kujton masakrën e regjimit komunist ndaj 22 intelektualëve të Tiranës 69-vjet më parë
Artikulli tjetërHelmohet në shkollë, nxënësja niset me urgjencë drejt Tiranës