Plagoset me armë zjarri në Tiranë, rendi jashtë kontrollit të policisë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Sipas burimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 20:20 në “Kinostudio”. Sipas policisë, dy persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri të riun E.D. Policia bëri të ditur se E.D., ka marrë plagë në krah nga plumbat dhe është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet, se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël. Policia tha se, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rendi dhe siguria kanë dalë jashtë kontrollit të policisë. Për çdo ditë ndodhin vrasje dhe plagosje, ndërsa qytetarët jetojnë në ankth dhe panik. Policia jo vetëm që është e paaftë për të goditur krimin, por mjaft drejtues të saj janë të përfshirë në trafikun e drogës. Dy ditë më parë u vra një person në një fshat të Devollit si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Kërcënime me armë në mes të qytetit në Vlorë

Dy të rinj janë vënë në pranga, sepse pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar me armë dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa arrestimet janë bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Janë arrestuar në flagrancë  K. Deliaj, dhe G. Deliaj, 22 dhe 41 vjeç, sepse në orën 20:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, për motive pronësie, 22-vjeçari ka kanosur, duke qëlluar në ajër me pistoletë 53-vjeçarin A. Deliaj, ndërsa 41-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait këtij të fundit. K. Deliaj gjithashtu ka kanosur me armë edhe të riun J. Deliaj, banues në Vlorë.
Pas kësaj ngjarje, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 22 dhe 41-vjeçarin. Si provë materiale është sekuestruar arma tip pistoletë “Lunger”.

Artikulli paraprakGjyqi, dështon tentativa e Braun për të lënë burgun
Artikulli tjetërMbi gjysëm ton drogë nga Shqipëria kapet në Greqi