Plagoset me armë një person te ish-blloku, gjendet i dekompozuar trupi i një 62-vjeçari në Vlorë

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutash në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Forca të shumta policore nisen të krehin zonën për kapjen e autorit. Për momentin nuk dihen më tepër detaje.

Ndërkohë, një person është gjetur i vdekur në banesë në Vlorë. Policia bën me dije se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete ( i dekompozuar), shtetasi G. D., 62 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale.

Artikulli paraprakPas FRPD, Basha hap garën edhe në Forumin e Gruas, LDGSH
Artikulli tjetërGjendet i vrarë biznesmeni në Dajt