Plaçkitësit e OSHEE rrjepin qytetarët, marrin lekë nën dorë për rregullimin e sahatit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se,
punonjësit e OSHEE-së, pasi i kanë riparuar një defekt në sahatin e dritave i kanë kërkuar në këmbim lekë. Rasti në fjalë është regjistruar në Gosë të Rrogozhinës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Plaçkitesit e OSHEE rrjepin qytetaret e Goses.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z.Berisha jam nje banor i Fshatit Gose Bashkia Rrogozhine, dy dite me pare kerkova ndihme per nje defekt te sahati i dritave te Oshee Rrogozhines dhe me mbrapa me erdhen per ta rregulluar tre persona ,pasi mbaruan pune me kerkuan leke qe ua dhashe dhe me thane se vijme ne pune me makinat tona… A mund te ma thote kush se kur i paguan faturat cdo muaj dhe te paguash per nje sherbim qe duhet ta beje vete kompania…Ju lutem publikojeni pasi Gosa eshte kthyer ne tabele qitje per te grabitur popullin per gjithcka nga punonjesit e Elektrikut Rrogozhine qe eshte mbushur plot me njerez partiake kohet e fundit…Respekte per ty Doktorr qe po na mungon shume…!!

Artikulli paraprakBasha: Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE për pastrimin e politikës nga krimi (Video)
Artikulli tjetërBerisha denoncon skandalin: Policia fshehu vrasjen e kryer nga kryeplaku