Pipero: Mos prisni mrekulli nga trajtimi me plazëm, ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero gjatë një interviste për Fax News, ka folur në lidhje me trajtimin me plazëm të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Pipero tha gjatë intervistës se nga ky trajtim nuk mund të pritet ndonjë mrekulli, pasi studimet ende nuk janë të plota, megjithëse janë optimiste, se po u trajtove me plazmën e një të shëruari nga COVID-19 do të shërohesh medoemos.

Po ashtu mjeku theksoi se nëse krijohet banka e gjakut me plazmë do të përfitojnë të gjithë pacientët e shtruar, por nëse plazmë nuk do të ketë me bollëk, do të përfitojnë personat që nuk janë në gjendje shumë të rëndë.

“Dua të them që me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët që janë shëruar nga Covid-19 të dhurojnë gjak pa hezitim.

Natyrisht ka protokolle të mirëcaktuar edhe për persona që mund dhe duhet tu ofrohet plazëm si një mjekim aletrnativ i cili përshpejton shërimin e pacientit. Bëhet fjalë për persona të shtruar në spital, për persona nga e mesme në të rëndë.

Natyrisht edhe format e rënda edhe personat që mund të jenë të intubuar, duhet dhe mund tu ofrohet një shans për trajtimin me plazëm, por tek këto persona mundësia për të përfituar është pak më e vogël.

Në rast se do krijohet banka e plazmës do të përfitojnë të gjithë personat e shtruar. Nëse nuk e kemi me bollëk, do të përfitojnë personat që janë në gjendje jo shumë të rëndë, por edhe rasteve të rënda mund t’u jepet një shans.

Sa më shpejt të fillohet aq më mirë është, por jo te persona që janë në gjendje të mirë, pasi nuk ka arsye të përdoret.

Dua të nënvizoj që ne mjekët, por dhe qytetarët, nuk duhet të presim një mrekulli apo çudi nga plazma. Kjo pasi studimet ende nuk janë të plota, që të thonë se po u trajtove me plazëm ke shpëtuar, por evdidencat e deritanishme kanë dëshmuar se përdorimi i plazmës është optimal e kënaqshme”, tha Pipero.

Gjysma e dytë e shtatorit do të këtë numër të reduktuar

Pipero i ftuar në Fax News tha se hapja e shkollave është lajmi më i mirë i mundshëm që mund të ketë marrë në këtë situatë. Sipas tij të gjithë duhet të kemi kujdes dhe zbatohet rregullat e higjienës.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes., protokollet duhet të jenë optimale dhe të mundshme.

Do të këshilloja që prindërit fëmijët e tyre të jenë të kujdesshëm, t’i këshillojnë që të lajnë duart me ujë dhe sapun dhe shkollat të krijojnë kushte. Të dyja palët respektojnë protokollet dhe nuk ka asgjë të keqe. Duhet të bëjnë kujdes për personelin me mësuesve për të monitoruar temperaturën. Fëmijët kanë rrallë shenja klinike. Hapja e shkollave nuk duhet pare me skepticizëm është një vendim i drejtë. Duhet të aplikohen protokolle të zbatueshme për higjienën.

Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante. Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollë, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbylla nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal”, tha Pipero.

Pipero tha po ashtu gjatë intervistës, se gjysma e dytë e shtatorit, mund të ketë numra personash të infektuar më të reduktuar. Ndërkohë që sipas tij mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit, si pasojë edhe e gripit stinor.

“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas”, tha Pipero.

Artikulli paraprakZjarri shumë pranë banesave në Peqin, banorët e alarmuar dalin nga shtëpitë…
Artikulli tjetërIslami: Edi Rama është në një pozitë qesharake, duhet të kishte dhënë dorëheqjen!