Personat me aftësi të kufizuara, protestë para bashkisë së Tiranës

Personat me aftësi të kufizuara janë ngritur në protestë sot para bashkisë së Tiranës duke akuzuar organet për prishjen e ambjenteve të zyrave të tyre.

Tetraplegjikët po protestojnë para bashkisë së Tiranës, pasi kërkojnë zyra për shoqatën e tyre nga qeveria. Një prej tyre është shprehur se zyrat e tyre që ishin në Laprakë, u prishën pasi vendi iu dha ga Veliaj për të ndërtuar pallate.

Ai thekson se më tej se kërkesa e tyre për zyra po zvarritet prej dy vitesh pasi edhe kreu i bashkisë së Tiranës s’pyet per portalin e Bashkëqeverisjes.

“Ka dy vite që lekët e shoqatës kanë kaluar për ndërtim pallatesh. Në bazë të shtetit shqiptar ambientet na i jep falas shteti shqiptar. Unë në komunikim me Kryeministrinë, na ka çuar te ministria, ministria na ka çuar te Bashkia. Bashkia na ka ofruar disa variante që thotë si agjenci udhëtimesh.

Si përfundim ramë dakord me ministrinë e mbrojtjes të marrim një repart ushtarak, që po provatizohet që ka kthejnë në qendër reahabilitimi, trajtimi edhe me radhë. Por kemi dy vite që përcillet shkresa nga ministria e mbrojtjes te Bashkia, nga bashkia te ministria.

As nuk shkohet shkresa rregullisht për një VKM, as nuk na japin një reagim zyrtar  e të tjera. Ne kemi ngelur pa zyra. Shteti na i dha zyrën për pallat. I dhanë Samir Manes se e kishin pa lekë dhe thanë ta ndihmojnë, që të ketë edhe ai pallat. Zyrat ishin te uzina në Laprakë”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakGjymtimi i universiteteve publike
Artikulli tjetërViti i ri akademik/ Përgjysmohet numri i studentëve, mbyllen dhjetëra degë