Përse shtetet po shkojnë drejt diktaturave?

Andrea Kendall-Taylor, Erica Frantz, Joseph Wright

Liderët autoritarë ndodhen gjithandej. Presidenti rus, Vladimir Putin është i gjithpranishëm. Media është e fiksuar për gjithçka që ai bën, që nga veprimet në Siri dhe Ukrainë e deri tek riorganizimi i fundit që i ka bërë rrethit të tij të ngushtë në Kremlin. Në Kinë, një sistem që prej kohësh përqendrohet në lidershipin kolektiv, media e ka quajtur Presidentin Xi Jinping “Kryetarin e Gjithçkaje”, që gjë reflekton akumulimin e jashtëzakonshëm të pushtetit në duart e tij më shumë se të çdo lideri tjetër kinez që nga koha e Mao Zedongut.
Është e lehtë të humbësh në morinë e sfumaturave të detajeve të secilit rast. Por duke bërë një hap prapa, është e qartë se këto shembuj pikturojnë një peizazh të trishtë: regjimet e personalizuara po përhapen me shpejtësi në të gjithë globin. Përtej shembujve më të famshëm, liderët nëpër botë që nga Bangladeshi në Ekuator e Poloni duket se shfaqin gjithnjë e më shumë tipare të centralizimit te pushtetet politike në majë. Por kjo histori nuk është thjesht perceptim.
Rezulton se ka të dhëna që tregojnë se, autoritarizmi është duke u rritur nëpër botë. Të thënat tregojnë se diktaturat autoritare – regjime ku pushteti është tejmase i centralizuar në duart e një individi të vetëm – janë rritur ndjeshëm që në fund të Luftës së Ftohtë. Në vitin 1988, regjimet individuale përbënin 23 të të gjithë dikaturave. Sot, 40 për qind të të gjitha autokracive drejtohen nga një lider i vetëm i fortë.
Është e lehtë të mendosh se të gjitha diktaturat kanë një lider të fortë në krye. Historitë e famshme të liderëve si Muammar al-Qaddafi në Libi apo Joseph Mobutu e përforcojnë këtë bindje. Por realiteti në fakt merr nuanca të ndryshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore, shumica e diktaturave nuk janë drejtuar nga një lider i fortë, por nga një parti politike e fortë, siç është Partia e Revolucionit Institucional në Meksikë apo juntat ushtarake si ato në Amerikën Latine në vitet 1970 dhe 1980. Por, që pas fundit të Luftës së Ftohtë, politika autoritare ka evoluar dhe diktaturat individuale janë kthyer në një formë më predominuese të autoritarizmit.
Kjo ngre shqetësime të mëdha për shkak se ngritja e individualizmit është duke krijuar një sërë sfidash për interesat e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Një kërkim i shkencës politike tregon se, diktaturat individualiste kanë tendencën të prodhojnë rezultatet më të këqija se çdo formë tjetër regjimi politik. Pikërisht këto lloj qeverisjesh gjenerojnë politikat e jashtme më të rrezikshme dhe më agresive, janë më të gatshme për të investuar në krijimin e armëve bërthamore, më të prirura për të hyrë në luftë kundër demokracive dhe për të nisur konflikte ndërshtetërore. Aventurizmi i Saddam Hussein në Irak, Idi Aminit në Ugandë dhe Kim Jonh Unit në Korenë e Veriut tregojnë se mungesa e llogaridhënies përkthehet në aftësinë për të rrezikuar që format e tjera të diktaturave nuk e kanë.
Rusia përfaqëson lidhjen ndërmjet rritjes së individualizmit dhe agresionit. Edhe pse veprimet e Putinit në Krime dhe Siri janë projektuar për të përmbushur një sërë qëllimesh thelbësore të Rusisë, është gjithashtu e mundur që mungesa e plotë e kufizimeve të Putinit në vend e ka rritur nivelin e rrezikut që ai ishte i gatshëm të ndërmerrte për të arritur këtu qëllime. Kontrolli i fortë i Putinit mbi mediat e bën të vështirë që rusët të kenë akses në raportime të pavarura për zhvillimet nëpër botë apo të vlerësojnë nivelin e suksesit të Putinit në arenën ndërkombëtare. Eliminimi i zërave konkurrues në qeveri nga ana e Putinit bën gjithashtu që ai t’i nënshtrohet një niveli minimal llogaridhënieje për veprimet e tij në politikën e jashtme.
Politika në Kinë shfaq të njëjtin trend. Qëndrimi gjithnjë e më agresiv i Xi-së për çështjen e Detit të Kinës së Jugut ka shkaktuar prej kohësh rritjen e pushtetit të tij individual në sistemin politik. Nëse e konsolidon akoma më shumë kontrollin dhe e kufizon llogaridhënien veçanërisht përpara institucioneve ushtarake dhe atyre të politikës së jashtme, kërkimet sugjerojnë se edhe ai mund të fillojë të ndjehet i lirë për ta përforcuar retorikën agresive dhe veprimet në Detin e Kinës së Jugut.
Diktaturat individuale jo vetëm që ndjekin politika të jashtme agresive, por janë shpesh edhe partnerë të parashikueshëm dhe të vështirë për të krijuar bashkëpunim. Kërkimet theksojnë se falë kufizimeve minimale që kanë në vendimmarrje, liderët diktatorialë kanë zakonisht tendencën ta ndryshojnë mendjen shpesh dhe menjëherë në mënyrë impulsive, duke prodhuar kështu politika të lëkundura dhe të çoroditura. Më tej, liderët autoritarë, siç është Putini, presidenti i Bolivisë, Evo Morles dhe presidenti i Venezueslës, Nicolas Maduro, janë edhe individët që kanë më pak besim tek Shtetet e Bashkuara, madje shpesh mbajnë qëndrim armiqësor.
Së fundi, regjimet individuale dhe autoritare janë edhe më të korruptuarit dhe kanë më pak gjasa për të hyrë në procesin e demokratizimit. Diktaturat e liderëve të fortë, më shumë se çdo lloj qeverisjeje tjetër autoritare, varen nga shpërndarja e inçentivave financiarë për të ruajtur pushtetin. Kështu, këto liderë janë më të prirur për të mashtruar me ndihmat e huaja. Ferdinand Marcos dhe Mobutu të Ishujve Filipine, vodhën secili nga 5 miliardë dollarë gjatë kohës që ishin në pushtet. Në vend që të hyjnë në procesin e tranzicionit të demokracisë, këto regjime inividuale shpesh i hapin rrugën llojeve të tjera të diktaturave (si në Republikën Demokratike të Kongos pas Mobutut) ose shtete të dështuara (si në rastin e Somalisë që pas regjimit të Said Barres).
Rritja e trazirave nëpër botë dhe e pasigurisë – parashikimet politike sugjerojnë se bota ka gjasa të bëhet akoma më e trazuar gjatë 10-20 viteve të fundit, duke pasur parasysh nivelin e dhunës, pabarazisë ekonomike dhe polarizimit – tregon se trendi drejt regjimeve individuale ka gjasa të vazhdojë të rritet. Destabiliteti kërcënon të dëmtojë vlerat thelbësore demokratike të lirisë së shprehjes dhe fuqizimit të individit në rast se një pjesë e madhe e popullsisë fillon të mendojë se është më mirë të kesh një lider autoritar se sa të përfundojnë në pasiguri dhe kaos.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakRevolucioni mediatik i Kinës
Artikulli tjetërNdahemi, por mbetemi miq!