Përse reagon me aq agresivitet Foltorja?!

Nga Zef Ndreka

Ti quajmë incidente politike, nuk është e drejtë. Sepse, shqiptarët po shikojnë çdo ditë ngjarje në Kuvendin e Shqipërisë prej muajsh që i shkojnë për shtat vetëm organizatave terroriste, apo njësitëve guerrile.

Aq sa turpërohesh që i ke dhënë votë këtyre deputetëve apolitik, injorant e pa të ardhme politike.

Incidentet nuk mund të jenë të përditshme. Strategjia e Berishës dhe deputetëve mbështetës të tij, me radikalizimin e lëvizjeve politike në Kuvendin e Shqipërisë e nxjerrin jashtë lojë pozicionin e deputetit, si përfaqësues i elektoratit që i ka votuar.

Pyetjet normale që lindin janë:
– Përse reagon me aq agresivitet kjo pjesë e opozitës?!
– Përse imitojnë guerrilasit me metodat e vjetra komuniste?!
– Përse e lënë opozitën pa zë në Parlament?!
– Po shtresat e papërfaqësuara të popullit që rritën e rritën çdo ditë kush do ti përfaqësojë në Kuvend?!

Sigurisht, strategjia e bllokimit të Kuvendit të Shqipërisë ka disa qëllime kryesore.

Së pari është luftë përsonale për të shpëtuar nga akuzat Sali Berishën të shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Por kjo përdorje e një pjese të deputetëve të PD-së është zgjidhja e gabuar kundër sistemit të drejtësisë dhe reformës amerikane, që në finale favorizon Edi Ramën në të gjitha planet, për ta mbajtur sa më gjatë në pushtet.

Se dyti, qëllimi i mëtejshëm i Berishës është të çmontoje plotësisht opozitën pasi e ka coptuar e përçarë si mos më keq atë. Berisha, me këto sjellje pa shpresë po kërkon lëmoshë nga Rama, i cili nuk ka mundësi as forcë ta ndihmojë. Situatën me drejtësinë e kanë marrë në dorë amerikanët të cilët duken të vendosur për ta nxjerrë “ujin e zi” korrupsionit të 32-viteve.

Se tretë, gjithë incidentet në Kuvend janë strategji e qartë në favor të qeverisë për të miratuar në zhurmë Buxhetin e vitit pa asnjë kundërshtim, pa asnjë diskutim.

Kështu, shqiptarët dhe taksapaguesit asnjëherë nuk do mund të mesojne ku shkojnë taksat e tyre. Ato, sigurisht që mund të keq administrohen për llukse apo qëllime elektorale.

Incidentet në Kuvend janë shenjë e qartë e zhvillimeve negative të dirigjentit Berisha dhe disa deputetëve të foltorës së tij.
Rama, kështu është i kënaqur pasi uji shkon në mullirin e tij.

Nga ana tjetër, nuk shihet asnjë ide. Per me tepër asnjë imazh pozitiv për të ardhmën politike.

Kështu, të rikrijohet ideja e para dy tre viteve se mos ndoshta PD-ja është konsumuar dhe e ka mbaruar misionin e saj historik?!
Kjo nuk mbetët më ide, por shihet si realitet pasi si PD-ja zyrtare, ashtu edhe ajo e Foltorës nuk kanë më identitet.

Ato janë të dëmtuara në asht. Është w vështirë në mos e pamundur të kurohen e të shërohen për tu bërë forcë e besueshme si alternativë qeverisëse.

Koha po tregon se PD nuk ka më forcë për të kuruar plagosjen e madhe, plagën e madhe që uluret…

Artikulli paraprakHuman Rights Watch, akuza Kinës: Po mbyll e po shkatërron xhamitë!
Artikulli tjetërSPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të Malltezit