Përplasje e fortë, Rama i ndërsen Taulant Ballën, Gjermanisë

Gjermania kërkon zyrtarisht miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërsa Rama i ndërsen Taulant Ballën duke i thënë se do të shkelin marrëveshjen dhe do të miratojnë në Kuvend paktin me Lymin.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman Johann David Wadephul për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Balla thotë se PS po e shtyn përpara marrëveshjen e 5 qershorit duke e plotësuar dhe se meriton lavdërime për këtë.

“@JoWadephul PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat! PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla në “Twitter”.

Artikulli paraprakRonaldo nuk dëshiron të lëvizë nga Juventusi
Artikulli tjetërPërplasje e fortë, Rama i ndërsen Taulant Ballën, Gjermanisë