Përplasja me armë në Vlorë, reagon Shehaj: Strategji e Ramës që…

Ish-deputeti i PD për Vlorën, Agron Shehaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur gjatë ditë së sotme në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur një qytetar.

“Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit”, shkruna Shehaj në shensimin e tij ne facebok.

Policia e Shtetit është kthyer në një polici politike, shkruan ish deputeti demokrat.

Postimi i plotë

Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit.

Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik. Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.

Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.

Artikulli paraprakStudentët nisin revoltën, bojë kokës rektorit në Shkodër
Artikulli tjetër11 maji do të na mbledhë në Tiranë që jetët tona të mos kontrollohen nga krimi…