Përplasja e re Trump-Merkel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar Gjermaninë për tepricën e saj tregtare dhe nivelet e shpenzimeve ushtarake, vetëm një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nënvizoi dyshimet e shtetit të vet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një shtet aleat.
“Ne e kemi një deficit tregtar masiv me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se duhet për NATO-n dhe ushtrinë. Kjo është shumë keq për SHBA-në. Kjo do të ndryshojë”, ka shkruar Trump në Twitter.
Të hënën, Merkel i theksoi dyshimet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një aleat, por më pas nënvizoi se është transatlantike e bindur.
“Kohёt, kur ne mund tё mbёshteteshim tёrёsisht tek njëri-tjetri kanё kaluar tani. Kёtё e kam pёrjetuar gjatё ditёve tё fundit”. Kancelarja Angela Merkel nuk e fshehu zhgёnjimin e saj pas samitit tё G7 nё Taormina. Nё njё fjalim mbajtur nё njё tendё birre nё Mynih-Trudering Merkel theksoi: “Ne europianёt duhet ta marrim vetë nё dorё fatin tonё”.
Merkel me ankesёn e saj iu referua adiministratёs sё SHBA-sё nёn Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit qё ёshtё nё prag tё Britanisё sё Madhe. Natyrisht duhet t’i pёrmbahemi miqёsisё me SHBA-nё dhe Britanisё sё Madhe, theksoi Merkel si kryetare e CDU-sё duke marrё pjesё nё njё veprimtari elektorale tё kryetarit tё partisё simotёr CSU, Horst Seehofer.
“Edhe me Rusinё, edhe me shtete tё tjera”, shpresohet pёr fqinjёsi tё mirё. “Por ne duhet ta dimё, se ne duhet tё luftojmё vetë pёr fatin tonё”, tha Merkel. Nё kёtё kontekst ajo i kushtoi rёndёsi tё veҁantё marrёdhёnieve me Francёn.
Nё samitin e shtatё vendeve tё industrializuara nё Itali kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё premten dhe tё shtunёn (27.05-28.05) nuk bёnё asnjё pёrparim. Presidenti i SHBA-sё me kursin e tij tё konfrontimit e zhyti G7 nё krizё tё thellё. Pёrpjekja, pёr ta bindur Trumpin pёr marrёveshjen e Parisit pёr mbrojtjen e klimёs, dёshtoi mjerueshёm. Njё vendim vendimtar pёr kёtё ai do ta marrё gjatё javёs.

Artikulli paraprakSenatorët amerikanë në Malin e Zi
Artikulli tjetër“Dora e djathtë” e Milosheviçit në Hagë