Përplasen 3 makina në aksin rrugor Lezhë-Milot

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:45, në aksin rrugor Lezhë-Milot, tek kryqëzimi i Shënkollit ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku kanë konstatuar se ishin përfshirë në aksident 3 automjete dhe konkretisht; Automjeti me targa AA 550 GO me drejtues shtetasin A.M., ku dyshohet se si pasojë e mos ruajtjes së distancës, është përplasur me mjetin me targa AA 770 RF me drejtues shtetasin D.N.
Gjithashtu, mjeti me targa AA 770 RF me drejtues mjeti shtetasin D.N., si pasojë e përplasjes nga mjeti me targa AA 550 GO, është përplasur lehtë me mjetin me targa AA 558 EY të drejtuar nga shtetasi A.G. Si pasojë e këtyre përplasjeve është lënduar vetëm shtetasi A.M.,i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e Policisë Rrugore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakAtentati me tre viktima në maj të 2016 do të rihetohet
Artikulli tjetërPunonjësit e naftës në Ballsh nisin protestat pa afat