Përmbytjet në Fier dhe Lushnje, tokat bujqësore nën ujë

Në Levan të Fierit, ka rënë niveli i prirjeve nga lumi Vjosë duke bërë që situata të përmirësohet, megjithatë dhjetëra hektarë sipërfaqe të tokave bujqësore janë ende nën ujë.

Uji është tërhequr nga banesat, por ka prezencë balte duke bërë që familjarët të zhvendosen tek të afërmit e tyre. Nga ana tjetër, rruga nacionale Levan-Mifol, e cila dje ishte e pakalueshme, sot raportohet se është hapur për qarkullim.

Nga ana tjetër, në Lushnje ka rënë ndjeshëm niveli i Semanit, por edhe aty tokat bujqësore janë ende nën ujë.

Artikulli paraprakRëndohet situata nga moti i ftohtë! Bora izolon Verilindjen, shumë zona pa energji elektrike
Artikulli tjetërFituesi i Nobelit për Letërsinë: Afrikan? Po! Europian? Po! Nuk jemi një gjë e vetme