Përleshje me thika në Tiranë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Tiranë. Disa persona janë përleshur me njëri-tjetrin dhe nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person.

Policia e Tiranës thotë se, ka ndalaur një 51-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohet një shtetas, tjetri shpallet në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në ‘Misto Mame’, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:

  1. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, e kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Spahia publikon audion: Drejtoresha e QSH 8 presion mjekëve, pse flisni me opozitën…
Artikulli tjetërPaloka: Asnjë armik e tradhëtar i Shqipërisë nuk ka shkuar kaq larg!