Përhapet gripi i syrit, okulistët: Shumica e pacientëve fëmijë

Janari është pasur me shtim të vizitave tek mjekët okulist. Shkak është bërë gripi i syrit apo siç njihet në gjuhën mjekësore konjuktiviti. Ashtu si në rastet e viruseve gripale, shumica e të prekurve janë fëmijë.

Sëmundja paraqitet me disa simptoma.

“Shenjat klinike janë lotim i shtuar, ndjesinë e kruarjes, e trupit të huaj, mund të ketë edhe fotofobi, nuk duron dot dritat e forta. Ka edhe edemë të kapakëve të syrit, i ka të enjtura, ka temperaturë, fillon pastaj ka edhe sekrecione”, tregon okulistja Suzana Zhuka.

Dimri është stina e përhapjes së gripit të syrit dhe për mjekët okulistë nuk është shqetësues nëse i sëmuri paraqitet në kohë, por nëse e neglizhojnë vizitën tek mjeku apo trajtimin, mund të pasohet me komplikacione.

Konjuktiviti, është tejet ngjitës. Ai përhapet lehtësisht nga një person tek tjetri, ndaj mjekët kërkojë higjienë dhe kujdes të shtuar.

Artikulli paraprakSPAK i sekuestroi 1 mln euro pasuri, VOA: Oltion Bistri drejtonte strukturën që merret me përgjimet
Artikulli tjetërKthupi: Deklaratat e Arben Ahmetajt mund të jenë interesante vetëm nëse ndodh ky skenar! Por rrezikon të mos përfitojë azil politik