Përgjimet, si shiten tamponat nga zyrtarët e lartë

Zbardhet një pjesë e dosjes së SPAK-ut që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore.

Në bazë të materialeve, prokuroria vendosi që 9 prej zyrtarëve ti lerë në arrest shtëpie, 2 në burg dhe 3 të hetohen në gjendje të lirë.

Subjektet e hetuar nga SPAK janë zyrtarë dhe punonjës të institucioneve që kanë të bëjnë më shëndetin publik, konkretisht 5 nga drejtoria rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, 1 nga drejtoria rajonale e operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe 8 nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësore dhe qendra shëndetësore të ndryshme në Tiranë.

Zyrtarët e dosjes nën hetim, kryenin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare në Tirane dhe ndonëse konstatonin shkelje, kundrejt ryshfetit dhe lëshonin libreza për punonjësit pa qenë fare.

Nga zbardhja e përgjimeve, zbulohet se mjekët dhe zyrtarët e shëndetësisë kishin krijuar një rrjet të gjerë dhe lëshonin libreza dhe vërtetime mjekësore pa u paraqitur personi, që duhet më parë t’i nënshtrohej analizave dhe vizitave, raporton ReportTv.

Personat e përfshirë nën hetim janë Niko Nika, Hazis Lura që janë të punësuar në Njësinë Vendore te Kujdesit Shëndetësor Eda Myftari që është e punësuar ne Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Ihsan Hasani, i cili deri ne vitin 2018 ka qenë i punësuar në Poliklinikën nr. 1, ndërsa aktualisht rezulton i dalë në pension, Ilir Hoxha dhe Luiza Metani mjekë në Poliklinikën nr. 6, Franc Daija, mjek në Poliklinikë nr. 4, i cili ka dalë në pension në muajin prill 2020 dhe në raste të veçanta me mjekë të tjerë, si Diana Hysi, mjeke pranë Qendrës Shëndetësore nr. 1 apo Marinela Sulmina (Hysa) mjeke pranë qendrës Shëndetësore nr. 4, si dhe persona të cilët që janë administratorë apo lidhje të tjera të subjekteve tregtare, ku një pjesë e tyre janë të identifikuar gjatë hetimit. Johana Sinani, Ornela Balla, Anda Muçaj, Arjan Gjoka dhe Evald Bejaj janë të punësuar si inspektorë pranë Inspektoratit Shëndetësor Tiranë, Dega Rajonale Tiranë. Johana Sinani, Evald Bejaj dhe Arjan Gjoka ishin në grup pune së bashku, ku Johana ishte në detyrën e përgjegjëses, ndërsa Ornela Balla ishte në grup pune me Anda Muçajn dhe personin e quajtur Enea dhe Ornela detyrën e përgjegjëses.

Si lëshoheshin librezat pa u bërë analizat?

Në dosje theksohet se përfaqësuesit e subjekteve tregtare me ndërmjetësimin e personit nën hetim Niko Nika paguanin shuma parash të cilat varionin në varësi të njohjes apo sasisë që kërkohet tek personi nën hetim Niko Nika, i cili nëpërmjet njohjeve të tij dhe lidhjeve të tij ua siguronte ato nëpërmjet mjekëve të familjes. Ai bashkëpunonte me personat nën hetim Luiza Metani, Ilir Hoxha por edhe mjekë të tjerë.

Në një episod, për sigurimit e librezave shëndetësore Niko Niko komunikon me Ihsan Hasanin i cili e orienton atë tek mjekët e Qendrës Shëndetësore nr. 1 Tiranë.

Nga përgjimet rezulton se Nika ka shkuar te qendra shëndetësore nr. 14 në Tiranë dhe është takuar me një infermiere të quajtur ”Fjori” si dhe mjeken e quajtur ”Diana”.

Në komunikimin e datës 01.06.2020 ora 06:14 Hasani e pyet: Flori s’ishte aty? Dhe Nika i thotë “lshte Flori pra, katër copë i dhashë unë, i dhashë tridhjetë mijë lekë, nuk e di do jete e kënaqme?”, ndërsa Hasani i thotë: ”Ou, e kenaqme që cke me të herë tjetër të lidh me Florin (Fjorin) unë…”. Pasi siguroi dokumentet shëndetësore të lëshuara në mënyrë fiktive nga personeli mjekësor, personi nën hetim Niko Nika takoi Gazmend Shehin subjekti tregtar në Gjokaj Vorë dhe ia dha, ndërsa agjentët e ndoqën duke e kapur në flagrancë.

Bisedat e përgjuara mes Nikos Nikës dhe mjekut Ilir Hoxha

Iliri: E ke dërguar tek doktoresha listën, i ke dërguar të 35-sta?

Niko: Po 35

Iliri: Janë atëherë, po i bëj unë, atë porosinë do e sjellësh vete?

Nilce: Urdhëro?

Iliri: Ato porosinë?

Niko: Po po, kur ti kesh gati më thuaj, dhe vij

Iliri: Okej

Niko: Ne rregull mos ki merak

Iliri: Okej, kur të mbarojmë të themi

Niko: Po më bëj një telefon … besoj për të hënën, s’mbarojnë sot

Iliri: Unë po i bej gati

Niko:Po i bete sot, me bej nje telefon sot

Iliri: Do leviz, jo se sdua ti bej po une …

Niko:Jo si te duash ti, të hënën leri, bej për të henën

Iliri: Të hënën mbasdite i ke gati vëlla

Niko: Je mbasdite të hënën në pune?

Iliri: Jam mbasdite javës tjetër

Niko: Shumë bukur, vij une i marr atje

Iliri: Mir ardhesh ateherê. Faleminderit

Niko: Fasim, më bej nji telefon edhe … ky mbaje është numri im

Iliri: Okej, mirupafshim.

Korrupsioni me tamponin për COVID-in

Në datë 18 qershor një person, Gentian Qesku telefonon Niko Nikën dhe i kërkon që të ndërhyjë që të bëjë një tampon nëse është i prekur me COVID në mënyrë urgjente. “Niko si kalove, me dëgjo se e kam urgjente … me duhet me bo një tampon me çdo lloj shifre të mundshme, e du urgjent … Le të kërkoj ca te doj, me thuaj ca do, na ja ku i ke, ti coj personin dhe te hyj. Si i bohet? Niko i thotë: Ja të flas me nji matrapaze që kena aty. Menjëherë me pas personi nen hetim Niko Nika telefonon Eda Myftarin të ciles i thotë: Degjo, me bo nji tampon me pagesë, e bejmë dot neser, dhe sa ti them. Eda i thotë: Po bëhet pra, se ti e di shumë mir që bëhet, ca më pyet kot … ik tani flasim nesër.

Shkeljet te Alb Market

Në dosje theksohet se dy inspektorët Evald Bejaj dhe Johana Sinani në datën 17.02.2020 kanë ushtruar kontroll në marketin “Alb Market” sh.p. k ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku kanë konstatuar shkelje në lidhje me disa produkte dhe nuk kanë marrë masë administrative ndaj subjektit. Po sipas dosjes Johana Sinani është telefonuar nga personi nën hetim i quajtur Niko Nika ish-punonjës pranë të njëjtit institucion, aktualisht i punësuar pranë Njësisë Vendore, i cili i thotë se pronari i subjektit është i njohuri i tij dhe ta shohë me kujdes. Në përfundim “Johana i thotë ishte copë copë, tek njëra pikë nuk kishte higjienë dhe tek pika në fjalë iu fshehën faktin e tregtimit të kripës, të cilën ata ua gjetën. Ajo thotë që ia kanë mbyllur në rregull dhe ai i komunikon që do t’ ju thotë “për një kafe”. Fakti që dy inspektorët kanë qenë për kontroll tek ky subjekt provohet nga pamjet filmike te marra nga vete ky subjekt, si dhe nga transkriptet e komunikimeve të bisedave të kryera ndërmjet personit nën hetim Johana Sinani dhe Niko Nika.

Emrat e zyrtarëve të Shëndetësisë në hetim:

Niko Nika-arrest me burg

Hazis Lura-arrest me burg

Eda Myftari-arrest shtëpie

Ihsan Hasani-arrest shtëpie

Franc Daija-arrest shtëpie

Ilir Hoxha-arrest shtëpie

Ornela Balla-arrest shtëpie

Johana Sinani-arrest shtëpie

Arjan Gjoka-arrest shtëpie

Evald Bejaj-arrest shtëpie

Luiza Metani (Goduni)-pezullim nga detyra

Diana Hysi-pezullim nga detyra

Marinela Sulmina (Hysi) -pezullim nga detyra

Artikulli paraprakHumbi punën se i morën patentën, tentoi të digjet para Kryeministrisë
Artikulli tjetërRama paralajmëron humbjen e zgjedhjeve në takimin me strukturat e PS në Vlorë