Përgjimet e bandës së “Kamorra”-s: “Shko te shqiptarët dhe bli pistoleta”

Përgjimet telefonike fundosën anëtarët e bandës së ‘Camorra’-s. Policia italiane ka publikuar sot një video nga operacioni në Pavia, ku duket bashkëbisedimi i disa prej anëtarëve të bandës së trafikut të kokainës, armëve, apo veprimtarive të tjera kriminale, që bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin për ‘pazare’, shkruan “Republica”. Mes bisedës përmenden dhe shqiptarë, që sipas tyre janë furnizuesit kryesorë të armëve, pavarësisht se janë rivalë.
Trafikanti 1: Merr mitralozin dhe një pistoletë, nëse shkon nga zona e shqiptarëve. Shqiptarët shesin të gjithë pistoleta. Shko në kazermë dhe qëllo në drejtim të policit në fytyrë.
Trafikanti 2: Do bëj luftën!
Trafikanti 3: Nuk e shty dot më këtu brenda. Ka spiuna (policë) vërdallë
Trafikanti 4: Fatkeqësisht ka njerëz që flasin shumë
Trafikanti 3: Me jep pakon me të mirë eh!
Trafikanti 4: Janë të gjitha 0.5
Trafikanti 3: Ok!
Trafikanti 5: Në jetën time kam fituar më shumë, duke përgatitur bar (marijuane)
Policia italiane ndërrmori dje një aksion në Pavia, ndërsa goditi bandën kriminale të njohur nga të gjithë ‘Camorra’. Mediat italiane raportojnë, se pas korrikut të kaluar, të paktën 20 urdhër-arreste janë lëshuar sot për anëtarë të kësaj bande, të cilët akuzohen për trafik droge, trafik armësh, plaçkitje si dhe për shpërthime me eksploziv. Në operacionin policor morën pjesë 100 policë. Sakaq, thuhet se kjo bandë kriminale kishte rivalë një tjetër grup, i përbërë nga shqiptarë, ndërsa i kishin shpallur luftë njëri-tjetrit për dominin të tregut të drogës.
Gjatë korrikut të 2016-ës u arrestuan 45 persona. Pavarësisht goditjeve që iu bë bandës, ajo sërish kishte nisur fuqishëm aktivitetin e saj kriminal në Pavia dhe zonat përreth. ‘Corriere’ shkruan se disa pjesëtarë të ‘Camorras’ kishin arritur deri aty sa të tregonin impresionet e tyre dhe në një këngë rap, duke e postuar në Youtube. “Nëse je ende gjallë, është vetëm se e lejoj unë”, thuhet në këngën ‘St.Rada’ që flet për armë në brez dhe që nga viti në vit fuqia e anëtarëve të bandës rritet.

Artikulli paraprakÇfarë do të bëjë Trump me Korenë e Veriut
Artikulli tjetërMësuesja dhe burri i saj rrahin nxënësit, policia nuk ndërhyn