Përfundon sezoni për Lamelan

Nuk kanë fund problemet për Erik Lamela. 25-vjeçari ka mbyllur para kohe sezonin, për shkak të një dëmtimi në këmbë. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Tottenham, ku sqaroi gjithashtu se lojtari do t’i nënshtrohet edhe një operacioni. Mbyllet kështu me vetëm 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar ky sezon për Lamelan, i cili që prej tetorit të vitit të kaluar vuan prej problemeve të shumta fizike. Pas këtij lajmi pritet që edhe Interi të heqë dorë nga mesfushori, të cilin e kërkonte prej kohësh.

Artikulli paraprakLSI-PS ndahen në Kavajë, Luan Rama sulmon Tahon
Artikulli tjetërWeidenfeller, edhe 1 tjetër vit te Dortmund