Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA takim me drejtues të SPAK dhe BKH

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilluan ditën e sotme takim me drejtues të SPAK dhe BKH-së. Mësohet se gjatë takimi ambasada e SHBA-së ka kryer një donacion te BKH-ja.

Lajmin e bën vetë me dije Prokuroria Speciale përmes një njoftimi zyrtar në Twitter, duke thënë se këto pajisje do të çojnë në një nivel tjetër punën hetimore.

“Ambasada e SHBA bëri sot një tjetër donacion për BKH-në, pajisje të cilat pritet të përmirësojnë dhe ta çojnë në një tjetër nivel punën hetimore të ndërmarrë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion”, njofton SPAK.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e re e drejtësisë me hetues që punojnë për llogari të prokurorëve specialë.

Artikulli paraprakPjesë e grupit të ‘skifterëve’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, 11 vite burg për Bardh Hotin
Artikulli tjetërDurrësi pa ujë, qytetarët nuk informohen për mungesën