Perez: Zidane dhe Ronaldo janë dy legjenda të Realit

Florentino Perez ka vetëm fjalë të mira për Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldon. Në një prononcim përpara mediave, presidenti i Los Blancos thuri elozhe për trajnerin francez dhe sulmuesin portugez. Zidane simbolizon gjithçka që është Reali i Madridit. Ai është pjesë e legjendës së këtij klubi. Ai është një kampion si futbollist, por edhe si trajneri i dytë dhe si trajner i parë, theksoi fillimisht Perez. Më tej, presidenti i klubit merengues shtoi.
“Një nga vendimet që më ka bërë më shumë krenar dhe më ka dhënë një kënaqësi të veçantë ka qenë firma me Zizu. Blerja e tij ka qenë përcaktuese për Realin e Madridit të shekullit të 21-të. Si trajner ai bën pjesë në historinë tonë të ndritur. Dijet e tij, mënyra sesi e administron grupin, por edhe përulësia që karakterizon kanë patur një rol vendimtar në fitimin e LaUndecimas, trofeut numër 11 të Championsit në historinë e klubit”.
Nga Zidane te Cristiano Ronaldo, Perez foli edhe yllin  portugez, i cili po luan sezonin e tij të 8-të me Los Blancos. “Cristiano është një mit i madridizmit, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit tonë, na ka ndihmuar të fitojmë shumë trofe, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta falënderoj gjithmonë për të gjitha ato që ka arritur me Realin e Madridit”, nënvizoi Florentino Perez.

Artikulli paraprakButka rrëfen masakrat e Mehmet Shehut dhe letrën e tij ku shkruante: “E tepruam”
Artikulli tjetër38 leje hidrocentralesh pa leje mjedisore nga Rama