Përdhunimi/ Nënoficeri: Pse drejtoresha e SHKB fsheh pamjet filmike të datës 21 korrik

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, ish oficeri Emiljano Nuhu, flet sërish nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. Ish-oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj c’ ka ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë. Ndër të tjera ish oficeri, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojë ngjarjen.
Nisida Tufa: Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?
Emiljano Nuhu: I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato çfarë unë deklaroj.
Nisida Tufa: Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato cfarë ju keni thënë. Unë dua t’i referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe çfarë keni për të thënë…
Emiljano Nuhu: Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për t’i modifikuar, dhe pret derisa t’i modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

Artikulli paraprakRama pritet me protesta në Korçë: Qeveri hajdutësh, kriminelësh e përdhunuesish
Artikulli tjetërHashim Thaçi në gjurmët e Vuçiç, qytetarët në shesh kundër tij!